Sipas një njoftimi të Prokurorisë Federale belge, një shtetas belg, i dyshuar se kërkonte të kryente një sulm kundër ambasadës amerikane në Bruksel, është arrestua nga forcat e policisë. Po sipas burimit të prokurorisë, i dyshuari ndodhet nën arrest për tentativën për atentat në një kontekst terrorist, duke konfirmuar një informacion të dalë më herët ne median belge.
Komento