BRUKSEL, 16 janar /ATSH-AFP/ - Pesë persona u akuzuan snë Belgjikë për pjesëmarrje në aktivitete të një grupi terrorist dhe tre prej tyre janë vendosur në paraburgim, theksoi sot prokuroria federale pas kapjes së një grupi terrorirst që po përgatitej për kryerjen e atentateve kundër policëve.
Një prej tre personave të vendosur në paraburgim është xhihadist i dyshuar që i mbijetoi sulmit të ndërmarrë dje në mbrëmje nga policia në Verviers, në lindje të vendit, theksoi zëdhënësi i prokurorisë federale, Eric Van der Sijpt duke refuzuar të zbulonte identitetin e tyre.
Dy persona të tjerë të akuzuar u liruan me kusht./
/ec/