Belgjikë/ Shkatërrohet banda e drogës, 17 shqiptar të arrestuar! Sekuestrohen 100 kg kokainë dhe mbi 26 mijë euro

Një organizatë kriminale droge është shkatërruar në Belgjikë, duke çuar në pranga 17 shqiptar mëngjesin e djeshëm, (4 qershor).

Nga 17 personat e arrestuar 11 prej tyre janë arrestuar në Belgjikë dhe 6 jashtë vendit, ndërsa pritet të ekstradohen drejt vendit tonë.

Sipas mediave të huaja, raportohet se janë sekuestruar 100 kg drogë (kokainë dhe amfetaminë), armë zjarri, kimikate, jelek antiplumb dhe 265,000 euro.

Policia gjyqësore federale dhe policia lokale në Antwerp, kryen 12 kërkime në disa zona të Belgjikës si në: Antwerp, Hoboken, Merksem, Schoten, Saint-Nicolas dhe Wilrijk .

Po ashtu, kërkimet u bënë edhe në Gjermani, Francë, Itali, Holandë dhe Austri. 

Pjesa e hetimit e drejtuar nga policia vendase kishte në shënjestër një grup kriminelësh të dyshuar të specializuar në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës që më pas transportoheshin në vende të ndryshme me mjete të pajisura me hapësira të fshehta.

Hetimi nga policia gjyqësore ishte për një bandë që mësohet se ishte aktive në importin e kokainës nga Amerika e Jugut dhe pastrimin e parave nga trafiku i kokainës.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve