BRUKSEL - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i kërkoi sot Rusisë të tërheqë trupat e saj nga lindja e Ukrainës, ku akuzohet se ato po luftojnë në krahë të separatistëve prorusë, vetëm dy ditë nga zgjedhjet legjislative.
"Rusia vazhdon të shkelë ligjet ndërkombëtare si dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës duke mbajtur forca ruse në lindje të vendit", deklaroi Stoltenberg gjatë një vizite në shtabin e përgjithshëm të NATO-s në Evropë, në Mons (Belgjikë).
"Ne i kërkojmë Rusisë të përdorë gjithë influencën e saj mbi separatistët për të respektuar armëpushimin dhe të mbajë forcat e saj ushtarake largë nga Ukraina dhe nga kufiri ruso-ukrainas", shtoi ai gjatë një konference për shtyp.
"Kjo do të kontribuojë në një ulje të tensioneve dhe në krijimin e një kuadri më stabël për një zgjidhje politike të konfliktit", sipas Stoltenberg.
Perëndimorët akuzojnë Rusinë se ka dërguar ushtarë për të mbështetur rebelët, ndërkohë që Moska e përgënjeshtron këtë gjë. Pavarësisht armëpushimit të arritur në fillim të shtatorit, luftimet vazhdojnë të kundërvenë separatistët dhe forcat ushtarake Ukrainase./ATSH/
/Shqiptarja.com