Bekim Halilaj, i riu shqiptar që u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor pranë “Ëestland Shopping” në Bruksel, Belgjikë, pasditen e së premtes iu dha lamtumira e fundit në fshatin Bicaj të Kukësit.
Autoritetet belge po hetojnë të gjitha pistat, mes tyre edhe atë të krimit të organizuar. Dyshohet se në ekzekutimin makabër të të riut nga Kukësi, mund të kenë qenë të përfshirë deri në katër persona.
Pista e vetëvrasjes nuk është përjashtuar, por mënyra se si u gjet trupi ka ngjallur dyshime të forta se mund të bëhet fjalë për një ekzekutim të lidhur me konfliktet e grupeve kriminale.
Por cila është e shkuara kriminale e Bekim Halilaj?
Sipas mediave britanike, në vitin 2017 Bekim Halilaj, 21-vjeç, u arrestua në Southampton së bashku me tre shqiptarë të tjerë, Nuri Muçmataj, Fitim Halilaj dhe Tamas Hela, si pjesë e një grupi të trafikut të kokainës.
Gjatë një aksioni në prill 2017, policia sekuestroi një furgon me 140 mijë stërlina kokainë të pastër dhe 180 mijë stërlina cash. Bekim Halilaj u arrestua në një apartament ku u gjet edhe drogë me vlerë 10 mijë paund.
Ai u dënua me 7 vite burg, ndërsa katër anëtarët e grupit morën së bashku 25 vite heqje lirie.

Vëllai i 29-vjeçarit që u gjet i varur në Bruksel, Redi Halilaj, ka hedhur poshtë spekulimet që vdekja ka të bëjë me çështje kriminale, duke sqaruar se e gjithë ngjarja ka të bëjë me vetëvrasje nga depresioni.
Në një intervistë për Top News, ai tregoi se autoritetet belge kanë përfunduar autopsinë, e cila konfirmon vetëvrasjen dhe nuk ka gjetur shenja dhune në trupin e të ndjerit.
“Është çështje depresioni, nuk ka të bëjë me gjëra të tjera që thuhen në media. Nuk e dimë çfarë problemesh ka pasur vëllai, por mesazhet që na ka dërguar na kanë bërë të dyshojmë se ka shkuar në gjendje depresioni”, tha ai.
Redi theksoi se disa anëtarë të familjes kishin marrë mesazhe nga Bekimi pak para ngjarjes dhe kërkoi që mediat të mos e keqinterpretojnë rastin.
“Mua më ka informuar policia për gjithçka. Autopsia ka dalë që është vetëvrasje. Nuk ka pasur asnjë shenjë dhune në trup”.
Avokatja Enida Rrapai ka deklaruar se çështja është e një intensiteti të lartë, dhe pista kryesore ku prokurori po heton është ajo e vetëvrasjes.
“Pista kryesore është pjesa e vetëvrasjes të vetmet palë që mund të kenë informacion të detajuar janë vetëm personat e familjes që mund të kenë akses në dosje, pasi mund të regjistrohen si palë civile”, tha avokatja.
Bekim Halilaj, 29 vjeç, nga fshati Bicaj i Kukësit, është gjetur i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Trupi i tij u zbulua i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, ndërsa sot familjarët i dhanë lamtumirën e fundit në vendlindje. /TCH
Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit hapi dyert e mortit për djalin e tyre, Bekim Halilaj, ndërkohë që pasditen e së premtes iu dha lamtumira e fundit 29-vjeçarit. Ceremonia mortore u zhvillua në vendlindje, ku trupi i të riut prehet tashmë në varrezat e fshatit Bicaj.
Në përcjelljen e tij morën pjesë qindra banorë të zonës, bashkëmoshatarë, të afërm e qytetarë nga Kukësi, të tronditur nga lajmi i rëndë që mbërriti nga Belgjika.
Bekim Halilaj u gjet i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana tronditëse: i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor. Autoritetet belge kanë nisur hetimet dhe po shqyrtojnë të gjitha pistat, përfshirë edhe atë të krimit të organizuar. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se në ekzekutimin makabër mund të kenë qenë të përfshirë deri në katër persona.
Emri i 29-vjeçarit kishte dalë më herët në mediat britanike. Në vitin 2017, ai ishte arrestuar në Angli, ku qëndronte ilegalisht, bashkë me tre shqiptarë të tjerë, si pjesë e një grupi të trafikut të kokainës. Për këtë akuzë, ai u dënua me shtatë vite burg.
Komente









Mund te jete vetevrasje.Te mos harrohet qe i ndjeri u gjet i varur ne nje tabele sinjalistike rrugore.Ne kohen e sotme,te dashboard cameras,kamerave te trafikut,te celulareve e te nje rruge me trafik,nuk mund te varesh aq lehte nje person aty ku u gjet,aq me teper qe jane dashur 4 veta sic supozojne keta !Por policia belge le te zbatoje rutinen e le te ftoje kushdo qe ka kaluar ne ate zone te beje detyren si qytetar e udhetar e te tregoje nese ka pare,apo filmuar dicka te pazakonte.
PërgjigjuDjal i ri që zgjedh rrugën e gabuar për tu pasuruar....është e sigurt që kjo rrugë aty të çon....fstkeqësi 21 vjeç... Pse ka kaq shumë të tillë nga Kukësi....???
Përgjigju