Belgjikë -Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në shtetin belg me akuzën se po përgatiteshin të kryenin një sulm terrorist. Lajmi u bë i ditur pas një deklarate të vetë prokurorit federal të këtij shteti.
Dy të ndaluarve i është dhënë urdhër arresti. Mbi ta rëndojnë akuzat "pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist" dhe "përgatitje për kryerjen e një vepre terroriste". Zëdhënësi i prokurorit theksoi se sulmi i parandaluar nuk ishte planifkuar të ishte masiv ndërkohë që refuzoi të japë detaje të tjera rreth të ndaluarve.
I dyshuari kryesor u arrestua në Molenbeek të Brukselit. Ndërsa i arrestuari i dyte, i dyshuar si bashkëpunëtor i tij u ndalua në rajonin veriperëndimor të Bryzhit.