Gabriel C, me pseudonimin ‘Gishtat e gjatë’, një nga emrat e njohur në botën e krimit në qytetin Antverp të Belgjikës, për të shpëtuar nga përndjekja dhe hakmarrja e mafies shqiptare, ka inskenuar vdekjen e tij...
Sipas gazetës belge ‘Nieuws Blad’, Gabriel C, 32 vjeç realizoi ‘vdekjen’ e tij në mënyrë të përkryer.
Ai u fotografua i rrahur, me plagë të shumta në të gjithë trupin dhe me një tabelë në gjoks, në të cilën shkruhej “Hajdut”, e gjitha kjo për të mashtruar shqiptarët, prej të cilëve ai kishte vjedhur të paktën 1500 kg kokainë.
Pas hetimeve u zbulua se gjithçka ishte një inskenim i përgatitur nga një grimier profesionist vendas.
Edhe në tetor të këtij viti, Gabriel C. inskenoi vdekjen e tij, duke përhapur një certifikatë nga policia e Gambias, ku thuhej se ai ishte mbytur në një liqen.
Po ku i hajn shqiptaret kto kollare. Po nuk te futen plumbin me duart e veta nuk besojn. Shqiptari thot: Nuk vritet gjarpri me duart e tjetrit
PërgjigjuE mbushet me brockulla (fake news). Nuk ka nje media te sakte
Përgjigju