Belind Këlliçi dhe Berisha kapen duke mashtruar gazetaren e NY Post

Belind Këlliçi dhe Berisha kapen duke mashtruar gazetaren e NY Post

Berisha, Këlliçi dhe artikulli i NY post

Një shkrim i NY Post i gazetares Miranda Devine zbulon se kupola e Foltores po injekton mashtrime në medien ndërkombëtare për të favorizuar politikisht Berishën.

Sipas tezës së Foltores, çështja McGonigal në SHBA ka të bëjë me shpalljen non grata të Sali Berishës.

Shkrimi i gazetares amerikane, në një pjesë të tijën citon deputetin e PD-së Belind Këlliçi të pohojë se ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal hapi hetime të FBI-së ndaj kundërshtarëve politikë të kryeministrit Edi Rama për t’i përdorur më pas për shpalljen non grata të Berishës.

“Sipas Belind Këlliçit, kandidati i Partisë Demokratike të opozitës për zgjedhjet e majit për kryetar bashkie në Tiranë, Shqipëri, McGonigal hapi hetime të FBI-së për kundërshtarët politikë të kryeministrit të Partisë Socialiste Shqiptare, Rama, hetime të përdorura për t’i shpallur ata persona non-grata, të paaftë për të bërë biznes ose për të hapur një llogari bankare në SHBA.” – shkruan NY Post.

Ky është një mashtrim ordiner i Partisë Demokratike dhe Belind Këlliçit, pasi aktpadia e prokurorëve amerikanë nuk e përmend askund Sali Berishën po përmend vetëm ish-kreun e PD-së Lulzim Basha dhe dosjen ‘Muzin’.

Ndryshe nga shkrimi i Bild që më pas u asgjësua, shkrimi i sotëm i NY Post, është konfirmimi më i qartë se të gjithë figurat kryesore në PD janë duke manipuluar dhe duke bërë përpjekje të mashtrojnë mediat ndërkombëtare për ta emëruar Berishën si heroin e kësaj historie.

Do e kenë pak të vështire ta bëjnë, jo vetëm pse i nxjerr zbuluar aktakuza e prokurorëve  amerikanë, por edhe sepse kanë lënë shumë gjurmë, duke nisur nga fotot me Agron Nezën e duke përfunduar te akuzat qe kanë bërë ndaj Lulzim Bashës për lidhje me paratë ruse në çështjen Muzin.

Praktikisht janë kapur ‘me gjak në duar’ duke bërë lojën e Edi Ramës, pasi njësoj si ai e kanë akuzuar Bashën pas 9 shtatorit. /Hashtag.al

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nori: 16/02/2023 13:43

    Kur ligesia kap fundin, horri dhe oborri xhindosen akoma me keq. Ashtu si Berisha ne 1997, njesoj dhe Rama se fundmi, deshmojne se degjenerimi shoqeror eshte kaq ibfelliqur sa nuk behet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'