PRISHTINE- Vendimi për pezullimin e fluturimeve nga Kompania "Belle Air" ka shkaktuar kaos sot në aeroportin "Nënë Tereza". Qindra qytetarë, të cilët kishin prerë biletat, ditë më parë tek kjo kompani, nuk kanë mundur të udhëtojnë duke qëndruar me orë të tëra në aeroport.
Por nga një vëzhgim i “A1 Report” tjetër situatë rezulton në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku “Belle Air” vazhdon të funksionojë.
Në faqen e aeroportit të Prishtinës në sektorin mbërritje, kompania “Belle Air” ditën e sotme ka kryer fluturime me destinacion nga Zyrihu, Venecia dhe Hanoveri drejt Prishtinës dhe anasjelltas.
E ndërsa në Rinas një pjesë e udhëtarëve kanë mbetur pa zgjidhje, një tjetër situatë paraqitet në Prishtinë ku qytetarët vazhdojnë të marrin shërbimin e paguar nga kompania “Belle Air”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com