“Situata është krejt e ndryshme nga sa deklarohet nga kompania “Belle Air”. Nuk ka bllokim të llolgarive. Ajo që ka ndodhur është situatë e krijuar nga keqmenaxhimi i kompanisë, mungesa e theksuar e transparencës dhe mos pltoësimi i detyrimeve. Ndonëse është një situatë e privilegjuar duke kontrolluar 50 % të tregut të fluturimeve. Belle Air ka një detyrim të hershëm.- tha Haxhinasto në një deklaratë publike si reagim pas pezullimit të fluturimeve nga kompania Belle Air.
Madje ai shtoi se qeveria ka bërë përpjekje maksimale për të evituar ditën kur kjo kompani të mos ishte e aftë të realizonte detyrimet ndaj qytetarëve. Për këtë ishte arritur një marrëveshje ndaj autoriteve tatimore të kompanisë me qëllim që të ristrukturohej detyrimi i saj dhe ajo vazhdonte të mbetej në treg, ndërkohë kjo kompani kishte marrë "vendimin e papritur të pezullimit të fluturimeve në dëm të qytetarëve
(Foto: Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto gjatë deklaratës për shtyp)
DEKLARATA E PLOTE E HAXHINASTOS
Sot jemi njohur me nje deklarate te kompanise ajrore Belle Air sipas te ciles ajo eshte e detyruar te pezulloje perkohesisht fluturimet, duke renditur si arsye situaten e pergjithshme ekonomike, renien e fuqise blerese, recesionin ne tregjet kryesore, si dhe bllokimin e llogarive bankare te saj.
Sqarojme opinionin public, vecanerisht qytetaret qe kane bere rezervime apo kane prere biletat e udhetimit me kete kompani, se situata eshte krejt e ndryshme nga sa deklarohet nga Kompania Belle Air. Edhe tani qe flasim nuk ka asnje bllokim te llogarive nga asnje nga institucionet shteterore te vendit.
Ajo qe ka ndodhur ne fakt eshte nje situate e krijuar nga keqmanaxhimi i kesaj kompanie, nga mungesa e theksuar e transparences dhe mosplotesimi i vazhdueshem i detyrimeve ndaj organeve shteterore, ndonese eshte ne nje situate te privilegjuar ne tregun e aviacionit, duke kontrolluar mbi 50 % te tij.
Mbeshtetja dhe fleksibiliteti ndaj Kompanise Belle Air nga institucionet shteterore kane qene maksimale. Kompania Belle Air ka nje detyrim te hershem ndaj organeve tatimore. Pavaresisht prej kesaj, jane bere perpjekjet maksimale per te evituar diten kur kjo kompani te mos ishte e afte te realizonte detyrimet ndaj qytetareve Per kete u arrit nje marreveshje nga autoritetet tatimore dhe vete kompanise Belle Air, me qellim qe te ristrukturohej detyrimi i saj dhe ajo te operonte normalisht ne treg.
Ndonese me nje mbeshtetje e vazhdueshme nga Qeveria, Kompania Belle Air, arrin ne nje vendim te tille te papritur dhe aspak ne interest e qytetereve qe udhetojne me kete kompani.
Pavaresisht nga keto vendime te Kompanise Belle Air, institucioni pergjegjes per Aviacionin Civil, AAC, Ministria e Transporteve dhe Infrastruktures, jane duke bere gjithe perpjekjet ligjore per te lehtesuar kete kompani te realizoje detyrimin qe pasagjeret te udhetojne ne destinacionet e tyre.
Deshiroj te theksoj edhe nje here vendosmerine e qeverise shqiptare, per te hapur tregun e aviacionit civil ndaj operatoreve te tjere, ne perputhje me ligjin dhe direktivat e Bashkimit Evropian, me qellim qe qytetareve shqiptare t’u ofrohet sherbim cilesor dhe me kosto te ulet.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)