Belle Air shiti bileta edhe dy ditë
pasi kërkoi falimentin në gjykatë

Belle Air shiti bileta edhe dy ditë<br />pasi kërkoi falimentin në gjykatë
TIRANË - Kompania ajrore “Belle Air”, ka depozituar të premten, në datën 22 nëntor 2013, kërkesën për falimentim. Kërkesa është bërë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, nga vetë përfaqësuesit e kompanisë.

Por nëse kërkesa për falimentim është bërë të premten, njoftimi për pezullimin e punës, kompania e fluturimeve e ka bërë vetëm dje në datën 24 nëntor 2013, dy ditë më pas, duke prerë bileta për udhëtarët.
 
ÇËSHTJA E DEPOZITUAR NË GJYKATË:

Gjykata e Shkallës së Parë
Çështje civile Nr. 19528
Nr. i Çështjes: 19528
Data. e regjistrimit: 22.11.2013
Paditesit: 'Belle Air' shpk
Te paditurit: Nuk Ka
Lloji i Çështjes: Kerkese per deklarim falimentimi
Objekti: Per hapjen e procedures se falimentimit te shoqerise Belle Air shpk
Statusi i dosjes: Gjykim 
Gjyqtari: Ilir Çeliku  
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit