Ish-ministri socialist i Integrimit, Marko Bello tha për gazetën "Shqiptarja.com" se e vlerëson Nanon për President, por ai duhet të përballojë sfidën me mazhorancën, pasi opozita si ka votat. Ai shprehet për President konsensual, ndërkohë që akuzon Berishën dhe mazhorancën si shkaktarët e dështimit të statusit për në BE.

Shqipëria pritet të dështojë për të tretën herë që të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Cilët kanë qënë faktorët që kanë ndikuar në bllokimin e prtocesit?
Rreziku për dështimin e marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE nga Shqipëria është totalisht për shkak të paaftësisë së qeverisë aktuale. Kjo edhe për shkak të administratës e cila është marrë në shërbimin civil mbi baza nepotike e kienteliste. Ka ardhur koha që të bëhen reforma të forta në vend, pasi janë 12 prioritete të vendosura nga Komisioni Evropian për qeverinë dhe politikën shqiptare, të cilat sikurse tha Fule, realizimi i tyre përbëjnë elementin kyç për dhënien e statusit përt Shqipërinë.

Por kryeministri Berisha akuzoi opozitën si bllokuese...?
Kjo qeveri ka një mungesë të theksuar të vullnetit politik për të plotësuar 12 prioritetet e vëna nga KE si kushte për marrjen e statusit të vendit kandidat. Akuzat e Berishës janë tentativa të dështuara për të kaluar përgjegjësinë te opozita. Qeveria e është shkaktarja kryesore e dështimit për herë të tretë të statusit, ndërkohë që Serbia, me gjithë problemet që ka pasur e për më tepër që ka aplikuar pas nesh, e mori statusin përpara nesh.

Kur mendoni se mund të arrihet marrja e statusit...?
Kësaj qeverie i mungon vullneti politik për të plotësuar të gjitha detyrimet e vëna nga ana e Komisionit Evropian. Opozita e ka kryer detyrën e saj, duke votuar ligjet me shumicë të cilësuar sipas prioriteteve të KE. Ajo ka dhënë konsensusin për të gjitha ato që i takojnë, ndërsa qeveria duhet të bëjë detyrën e saj për reformën zgjedhore, atë parlamentare, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e institucioneve të pavarura.

Ndërkombëtarët po këmbëngulin fort për një president konsensual. Opozita është shprehur dakort, por kundërshton mazhoranca...?
Kërkesa e ndërkohëtarëve për një president konsensual ka bërë që kryeministri Berisha të shprehë shenja të qarta nervozimi, dhe kërkonë të çajë "rrethimin" ndërkombëtar duke thënë se zgjedhja e Presidentit do bëhet sipas Kushtetutës, pra me 71 vota. Askush s'ka thënë që kreu i shtetit të zgjidhet jashtë Kushtetutës, por kërkohet dhe konsensusi, ku Kushtetuta e cila në tre raundet e para kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash e parashikon këtë.

Opozita si e kërkon presidentin...?
Berisha ka thënë se mirëpret dhe propozimin e opozitës për kreun e shtetit. Ne kërkojmë një president që të jetë mbi palët, një simbol të unitetit të popullit dhe për më tepër që t'i bëjë ballë Berishës, pasi deri më tani ai ka qënë në konflikt me presidentin Moisiu që e propozoi vetë, është në konflikt me ish-nënkryetarin e PD, presidentin aktual Topi e për pasojë dhe me Kryeprokuroren Ina Rama të votuar po prej kësaj mazhorance. Shqipëria mendoj se do vuajë shumë derisa Berisha të largohet nga drejtimi i qeverisë dhe institucionet të bien në qetësi dhe të bëjnë punën e tyre.

Mendoni se Nano i plotëson të gjitha këto cilësi...?
Deri më tani kanë dalë në media disa kandidatura, mes të cilave dhe ajo e Fatos Nanos. Unë personalisht e vlerësoj shumë figurën e tij, por mendoj se sfida e Nanos është më shumë në raportet me mazhorancën, pasi do kërkohen dhe votat e saj. E respektoj figurën e Nanos, por do respektoj vendimin e grupit parlamentar të PS.
sg