Belo i papunë në SHBA, foto me Donald Trump: Zero lekë! Kokalari e nxjerr blof: Kushton 25 mijë dollarë, dikush ka paguar (FOTOT)

Belo i papunë në SHBA, foto me Donald Trump: Zero lekë! Kokalari e nxjerr blof: Kushton 25 mijë dollarë, dikush ka paguar (FOTOT)

Këlliçi me Trump dhe foto e një eventi të Trump ku thuhet se një foto kushton 25 mijë $

Kandidati humbës i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i papunë që prej 14 majit 2023, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Se me çfarë parash i financon Këlliçi këto udhëtime, apo edhe pushimet luksoze me jaht, mbetet mister, por besniku i Sali Berishës paska zhvilluar një ‘takim’ me kandidatin për president të SHBA, Donald Trump.

Ka qenë vetë Këlliçi që ka ndarë një foto me Trumpin, ku duket se janë takuar kalimthi. Ironia në gjithë këtë histori është që Këlliçi, i papunë, thotë se takimi ka kushtuar zero lekë.

"Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët! Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për kureshtarët: Kosto???  ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje", shkruan Këlliçi. 

Por, në fakt një foto, sipas aktivistes shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari kushton të paktën 25 mijë dollarë. Madje, Kokalari ka publikuar edhe foton e ftesës së një një eventi të Trump në Fayetteville NC, ku thuhet qartë se një foto me kandidatin presidencial kushton 25 mijë dollarë. Kokalari shkruan se gjithmonë dikush paguan super shtrenjtë për ato foto. 

“Këlliçi i ka bërë prit Trumpit përpara se të dalë ne mitingun e radhës dhe ka bërë shpejt e shpejt disa foto, dhe i ka postuar pa mbaruar eventi. Pastaj e përshkruan takimin sikur Trump e njeh dhe jo vetëm folën për interesin e Shqipërisë, po madje dhe për Sali Berishën dhe disi Trump paska dënuar rëndë arrestimin shtëpiak të Berishës nga SPAK.

Të dashur motra dhe vëllezër, që çdo gjë që fluturon, mendoni se hahet. Vazhdoj të marr të gjitha eventet e fushatës së Trump se kam qenë aq afër dhe mund të jem prapë aq afër nëse do të ma donte qejfi të angazhohesha...dhe si e tillë po ju them që: Dikush gjithnjë paguan për këto foto. GJITHNJË. Vetëm nëse je pjesë e fushatës të bie radha të bësh foto pa para. Përpara çdo mitingu, bëhet një seancë me foto ku njerëzit paguajnë (po bashkëngjis një event që bëhet nesër ne NC), ku VIP + foto janë $25,000.

Me poshtë keni dhe listën e eventeve jo vetëm te Trump, por gjithashtu JD Vance dhe RFK Jr, Vivek, Lara Trump, Don Jr. etj etj Këto janë evente private qe nuk publikohen. Vetëm individ te caktuar nga fushata i marrin. Vetëm mitingjet janë të hapura për publikun. Kur Kërriçit i bashkëngjitet dhe strategu i Hasit duke bërtitur -'PA PARA, PA PARA'...po ju them, që dikush ka paguar...

Dikush tjetër ka paguar $25,000 që ky ka bere një foto ose dikush nga fushata e ka futur, psh Ric Grenell, i cili po i bën një nder Berishës që ka mbyllur gojën për aferën e ishullit te Sazanit qe po i jepet pikërisht Grenell dhe bosit te vet, por mbi te gjitha vajzës se Trump. Në këtë rast, sërish dikush ka paguar...ka paguar opozita vet, dhe ka paguar shume shtrenjte, se jo vetem po i dhuron $400 million ishulli privat nga pronat e popullit Jared Kushner e Richard Grenell, por po i dhurojnë 4 vjet te tjera Edi Rames... Pra opozita po paguan dhe po paguan SUPER SHTRENJTË

Po ju të shkrete ngrini dy gishtat lart dhe falënderoni zotin që kalimthi Kërriçi takon Trump, bën një foto në korridoret e shkollës ku u mbajt një miting...se do t'ju nxjerrë në dritë. Meqë ra fjala, Lul Basha kishte pak më klas kur beri foton me Trump, sepse ishte gati 2 orë event privat, më shumë pak njerëz dhe më shumë shanse për të komunikuar me të.

Nejse, për ta mbyllur dhe meqë gazetat, sidomos gazeta e vet Berishës, Syri - po shkruajnë se Këlliçi foli me Trump për arrestimin e Berishës, po ju them dhe diçka tjetër: ashtu siç i dërgova detajet e duhur Mike Pence kur erdhi ne Shqipëri dhe maxhoranca donin ta shfrytëzonin për foto, (ai refuzoi), dhe ashtu siç ja bëra të qartë Mike Pompeos që u përdor nga Alibeaj e te tjerë me një foto për të treguar mbështetjen ndaj tyre dhe kundër Berishës, që e bëri Mike Pompeo të bëjë një deklarate, ashtu i dërgova fjalët e duhura rrethit të Trump duke i shpjeguar kush është Berisha, pse është në arrest shtëpie dhe pse është nën sanksione në Amerike dhe UK. Me ketë rast tashti dinë se dhe kush është ai bukuroshi hipokrit qe bën sikur takoi Trump në një takim zyrtar...dhe i duket vetja dhe si Luli vocerr. Ne fakt ja u kam thënë që është Luli #2!!

Gjithë të mirat o të mjerë. Lidhjet e mia me Republikanët Amerikanë janë aq të forta sa s'ka betejë që mund të kem me disa individë që me heq mundësinë e komunikimit me njerëzit e duhur, dhe kur vjen puna te Shqipëria, te gjithë do të mësojnë të vërtetat për ju politikanë te dashur, fut këtu dhe aferat tuaja të korrupsionit dhe të gjithë pisllëqet që vazhdoni të bëni në kurriz të atij populli”, shkruan Kokalari.

Që kur humbi zgjedhjet e 14 majit ne 60 mijë vota diferencë ndaj Veliajt në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi ka një vit i papunë. Tashmë nuk është as deputet, çka do të thotë se zyrtarisht ai është i papunë dhe si i tillë nuk ka të ardhura.

Por pavarësisht kësaj, Këlliçi nuk i ka ndalur shpenzimet mijëra euro, si mbjellja e flokëve, pushimet luksoze me jaht e së fundmi vizita në SHBA e foto me Trump, që nuk dihet se nga e kanë burimin këto para dhe kush e financon Belon.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriancenka: 07/10/2024 18:42

    Amund te hetohete belo

    Përgjigju
  • Nona: 05/10/2024 09:46

    Belo dhe manekin to bejne tek Hall of Fame gjithesesi politikan i arrire ka pak gjasa te behet nese nuk ka origjinalitet.

    Përgjigju
  • Bim: 05/10/2024 07:34

    Me te vertet ka njerez qe hargjojn 25.000 euro per nje foto dhe mendojn se kjo foto do ti favorizoje

    Përgjigju
    • Rimi: 05/10/2024 19:12

      Hajde sufllaqe me qep

  • Iris: 05/10/2024 01:51

    Nuk eshte nje foto,duket qe jane tre,keshtu qe ate 25000 trefishoheni, se Trump nuk le as centin t'i humbe.S.d.q.mund te kishte kursyer e t'i bente me buratinin e tij prej dylli.

    Përgjigju
  • Tedi: 04/10/2024 22:52

    Belo krrici , sot shiptaret nuk pjerdhin per foto por duan alternativa dhe njerez te ndershem dhe te afte. Kujton se dole me Trapin dhe do votohesh ? Gabogesh Belo se do perfundosh jasht parlamentit

    Përgjigju
  • AltinTop: 04/10/2024 22:34

    25 mije $ per ti dhene doren Trampit mbasi doli nga WC.

    Përgjigju
  • tefik: 04/10/2024 21:24

    Paska dale me Trampin jevgu dhe thote zero leke.Paska bo perjashtim Trampi per jevgun.Kjo ne Amerike eshte nje menyre per te mbledhur fonde per fushate.Trampi ka dale I ka dhene doren nje FOTO dhe njatjeta dy minutes gje. Jo per jevgun po per te gjithe qe paguajne parate.

    Përgjigju
  • sulo: 04/10/2024 20:52

    velia mbjell peme neper Tirane,kellici mbjell floket e veta,prandaj humbi me 70 000 vota.

    Përgjigju
  • kellic: 04/10/2024 19:48

    ore do ti thote njeri ketij palaco qe nuk tallet me populli ke keto foto neper korridore

    Përgjigju
  • Edi: 04/10/2024 19:32

    Osht sozia e Trump per ner

    Përgjigju
  • Gani: 04/10/2024 18:59

    Palaço

    Përgjigju
  • Po mër po: 04/10/2024 18:16

    Ka shku në muzeu me manekinët prej dylli e po na e shet që u taku me Trumpin e Tom Cruise. Ku e ka videon? Inteligjenca artificiale thotë fotoja është bllof

    Përgjigju
  • america: 04/10/2024 16:29

    hey po kujt i behet vone se nxjer surratin ky apo rama apo luli apo bytha e shejtanit me trump apo kamalen apo biden (ky i fundit nje cike me e veshtire per arsye qe dhe shqiptaret i dine). akoma shqiptaret ndikohen nga keto idiotesira. ikni more karabusha me gjithe keta qe ju jepni nje shuk me lek dhe qe luajne theatron e tyre aty ku jane.

    Përgjigju
  • Qytetari: 04/10/2024 13:17

    Ku do prove me bindese SPAK se kte vetem verberi nuk e shikon qe korrupsioni dhe aktet fiktive po bejne mu ketu

    Përgjigju
  • Hajdar Aga: 04/10/2024 12:17

    E tē shkretēt shqiptar çi ka gjet lekēt e tyre shkojn pēr lesh karri. Hajdut si Blendi Kēriçi shpērndajn lekēt e vjedhura nga shqiptarēt . Idjot si Blendi superkriçi politikan oh e mjera shqipri.

    Përgjigju
  • Lexues: 04/10/2024 12:10

    Ahaha. Paguan gruaja per te papunin, prandaj thote falas.

    Përgjigju
    • Dyli: 05/10/2024 19:00

      Ka shitur piktura

    • geni: 04/10/2024 13:19

      paguan gruaja 25000 dollar????, heu ku qenkan keto gra more

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti