Belortaja kryen takimin e parë
me stafin e Autoritetit Portual

Belortaja kryen takimin e parë<br />me stafin e Autoritetit Portual
TIRANË -  Drejtori i sapoemëruar i Autoritetit Portual të Durrësit, Selim Belortaja zhvilloi takimin e parë me stafin e këtij institucioni.

Gjatë fjalës së tij ai tha se të drejtosh portin numër një të Shqipërisë është një sfidë e shumëfishtë, jo vetëm për rëndësinë ekonomike, por edhe vlerat e tij si portë hyrëse e kulturave dhe historisë në qindra vjet.

Ai theksoi se, ligjshmëria, eficenca dhe konkurrueshmëria do të jenë tri sfidat kryesore gjatë punës së tij.

“Porti mund të quhet një kompleks ligjesh - tha Belortaja - është një ndërmarrje gjigante dhe ka probleme të ndërlikuara ligjore, që duhen zgjidhur”. Ai vlerësoi se treguesit e eficiencës portuale duhet të shkëlqejnë dhe kjo arrihet duke i ndarë mirë punët dhe përgjegjësitë.

“Sfida e tretë, sipas drejtorit Belortaja, është konkurrueshmëria në rajon. Kjo kompani duhet të dallohet për konkurrencën me portet e tjerë”, tha drejtori i Autoriteti Portual, Selim Belortaja.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë