Gjatë fjalës së tij ai tha se të drejtosh portin numër një të Shqipërisë është një sfidë e shumëfishtë, jo vetëm për rëndësinë ekonomike, por edhe vlerat e tij si portë hyrëse e kulturave dhe historisë në qindra vjet.
Ai theksoi se, ligjshmëria, eficenca dhe konkurrueshmëria do të jenë tri sfidat kryesore gjatë punës së tij.
“Porti mund të quhet një kompleks ligjesh - tha Belortaja - është një ndërmarrje gjigante dhe ka probleme të ndërlikuara ligjore, që duhen zgjidhur”. Ai vlerësoi se treguesit e eficiencës portuale duhet të shkëlqejnë dhe kjo arrihet duke i ndarë mirë punët dhe përgjegjësitë.
“Sfida e tretë, sipas drejtorit Belortaja, është konkurrueshmëria në rajon. Kjo kompani duhet të dallohet për konkurrencën me portet e tjerë”, tha drejtori i Autoriteti Portual, Selim Belortaja.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)