Blutë e Belshit kanë vënë në pranga katër persona, të cilët prej ditësh vidhnin gjelat e detit dhe bagëtitë e banorëve të fshatrave përreth. Pas denoncimeve të banorëve policia ra ne gjurme te grabitësve. Ishin të paktën 20 qytetarë që kishin denoncuar këtë fenomen.