Fermerët e zonës së Dumresë kanë protestuar sot për shkak se firma grumbulluese e duhanit nuk u ka likuiduar pagesat e një viti më parë. Bëhet fjalë për 1200 fermerë, të cilët nuk kanë marrë 1.2 miliardë lekë të vjetra nga kompania.
Ata shprehen se do të protestojnë deri në likuidimin e të gjitha detyrimeve që kompania u ka. Fermerët e Dumresë thonë se ky është vetëm fillimi i protestave pasi shumë shpejt do të përshkallëzojnë duke protestuar edhe para Kryeministrisë.
/Shqiptarja.com

Një tjetër problem për kultivuesit e bimës më të rëndësishme të Dumresë është edhe fakti se sipas tyre kompania e re grumbulluese e duhanit ka ulur ndjeshëm çmimin për kg, pavarësisht se është treguar korrekte me pagesat.
[gallery]24794[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

FOTO