Belsh, Klosi: Investimet e kanë shndërruar Belshin në një destinacion turistik

Në panairin lokal të Belshit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi u informua nga banorë të zonës, për rritjen e prodhimit të bimës tejet të kërkuar të shafranit. Kjo bimë dhe produkte të tjera lokale kanë nisur të shndërrohen në biznesin e qindra familjeve të Belshit, qyteza turistike përgjatë liqeneve të të cilit janë duke u zhvilluar edhe bujtina dhe guesthouse turistike.

Modeli i ngritur në fshatin Seferan, një nga 100 fshatrat turistikë tashmë është një nxitje për të gjithë fshatrat e zonës. Ministri Klosi i njohu banorët e zonës me fondet në dispozicion të agroturizmit gjatë një takimi me komunitetin dhe përfaqësues të pushtetit lokal, Bashkimit Europian në bashkinë e Belshit në kuadër të projektit “Bashkitë në BE”. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit u bëri thirrje banorëve të aplikojnë për mbështetje financiare pikërisht nga fondet shtetërore të agroturizmit. Këtë mbështetje financiare që shkon deri në 200 milion lekë të vjetër për çdo përfitues, e marrin ata që zhvillojnë një produkt tradicional shqiptar, apo ngrenë struktura turistike me karakterista lokale. “Zonat rurale duhet shndërrohen në destinacione të vërteta ekonomike dhe bashkia e Belshit me pasuritë natyrore që zotëron ka të gjitha mundësitë për t’u shndërruar në një nga pikat më turistike të vendit”- tha ministri Klosi

Ministri Klosi u shpreh se pas Rilindjes Urbane që e ka shndërruar bashkinë e Belshit në një bashki europiane, programi “100 fshatrat turistikë” do të rikthejë vëmendjen te fshati. Politikat për agroturizmin, do të bëjnë të mundur që fshatrat me pasuri natyrore, historike dhe tradita në prodhime shqiptare, të zhvillojnë ekonominë lokale. Ministri Klosi theksoi se ekuilibri midis zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe mbrojtjes së qëndrueshme të mjedisit, do të arrihet përmes zbatimit të politikave të qeverisë shqiptare.

Deputeti i zonës, Musa Ulqini tha se investimet e viteve të fundit në bashkinë e Belshit kanë sjellë zhvillime pozitive që nga infrastruktura që lidh fshatrat e kësaj bashkie e deri tek përfshirja e zonës, në projektin e 100 fshatrave. “Në këtë projekt “–tha Ulqini – “kemi fshatin Seferan, por shpresojmë të shtojmë edhe dy fshatra të tjerë”. Deputeti i zonës theksoi gjithashtu se integrimi në BE nuk mund të arrihet pa u përmbushur edhe standartet mjedisore. Në fshatin Seferan pasi panë investimet dhe bukuritë natyrore ministri Klosi së bashku me deputetin Ulqini, kryetarin e bashkisë, e përfaqësues të projektit të BE, mbollën disa fidanë të rinj.

Fjala e plotë e ministrit Klosi

Investimi i bërë në bashkinë e Belshit e ka transformuar atë në një bashki realisht të bukur europiane, por ne kemi nevojë që të rikthejmë vëmendjen shumë më tepër edhe nga fshati. Prandaj Rilindja Rurale me projektet e saj të “100 fshatrave” ka marrë një zhvillim të madh duke u përpjekur që në 100 fshatrat e parë, një nga të cilët është fshati që ne vizituam të jenë si magnete për të ndërtuar një politikë të ngjashme edhe në fshatra të tjerë; pra kush janë ato zona komunitare që prodhojnë histori, dhe fshati Deferan ka historinë e vjetër përsa i përket zbulimeve arkeologjike, ka bukurinë natyrore ka njerëzit e shkëlqyer që janë futur në biznesin e agroturzimit me guxim dhe sot ka mundësitë që të shndërrohet në një nga pikat më të bukura të qarkut të Elbasanit dhe të jetë një nga pikat më të bukura të Shqipërisë. Ky model i ri i ndërtuar me guxim nga biznesi lokal tashmë po shndërrohet si magnet edhe për shtëpitë e tjera të fshatit buzë liqenit për t’u shndërruar në hotele të vogla me tre-katër dhoma për të qenë mikpritës për fluksin e madh turistik që pritet në këtë zonë. Kur gjërat të marrin më tepër hov dhe kur të kemi realisht mundësi që me prodhime vendase, me prodhimet e kulinarisë të shkëlqyer të kësaj zone, jo vetëm me agron dhe prodhimet blegtorale por edhe me prodhimet e peshkut, të zonës dhe liqene, realisht zona mund të shndërrohet në një magnet për të gjithë Shqipërinë. Dhe të kemi mundësi që politikat tona për agrotuzimin, me lehtësirat fiskale për ata që duan të ndërtojnë hotele me një numër të konsiderueshëm dhomash por jo më tepër sesa 30 dhoma, për të mos qenë mbi kapacitetet standarte të agroturizmit, ata që do të kenë një fermë që do të punojnë me produktet e tyre të brendshme ata që do të kenë një restorant apo pikë kulinarie e cila shërben për turizmin, do të marrin statusin e agroturizmit dhe më pastaj ky status do ta ndihmojë me politika fiskale, me politikat mbështetëse nga programet qeveritare për tu shndërruar në një destinacion jo vetëm turistik, por për t’u shndërruar edhe në një fabrikë ku njerëzit punojnë më shumë, në një fabrikë idesh, në një fabrikë që prodhon e konsumon produkt 100 për 100 shqiptar. Pra kjo është politika që ne duam të promovojmë.
Politika e shndërrimit të zonave rurale në destinacione të vërteta ekonomike. Dhe kjo ka nevojë për investime të mëdha sic është investimi i rrugës që lidh qytetin e Cërrikut me Belshin dhe me Gramshi, për të shkuar edhe drejt Urës Vajgurore për ta bërë të mundur që jo vetëm infrastruktura e madhe, por edhe infrastrukturat e tjera të prodhojnë më shumë akses e më shumë mundësi që këto zona të marrin një zhvillim më të madh ekonomik. Natyrisht të gjitha këto shkojnë me politikën tonë për mbrojtjen e mjedisit. E folëm me kryetarin e bashkisë sesa të mundur e kemi që edhe në kuadër të projektit tonë për të mbjellim 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020. Ne do të duhet të kuptojmë që shtimi i numrit të pemëve, shfrytëzimi i pyjeve, 800 ha pyje ka bashkia e Belshit do të bëjë të mundur që të kemi dhe më shumë, në radhë të parë, dashuri për mjedisin, në radhë të dytë- pastërti të ajrit, në radhë të tretë -mbrojtje dhe familjarizim të të rinjve, nxënësve të shkollave, komuniteteve të zonave me pyllin, dhe pastaj këto të mira materale të shfrytëzohen dhe të kthehen në burim mirëqënie për banorët dhe komunitetin. Pra janë këto politika të cilat gjejnë të mesmen e artë ndërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe mbrojtjen e qëndrueshme të mjedisit. Prandaj politika e ndjekur të 100 fshatrave dhe politikat e ndjekura nga bashkia e Belshit për të promovuar vlerat e bukuritë natyrore të zonë, me zhvillime të agroturizmit që nuk godasin bukuritë natyrore është e ardhmja e komunitetit jo vetëm në zonën tuaj por mendoj shumë shpejt në të gjithë Shqipërinë. Falenderoj edhe projektin e BE-së që mbështet krijimin e kapaciteteve që bashkitë tona të jenë të gatshme të hyjnë në rrugën e integrimit. Mbështesim shumë idenë e tyre që bashkitë edhe si bashkia Belsh në bashkëpunim më bashki të tjera, të mund të aplikojnë për fonde të BE për të pasur mundësi që me projekte të përbashkëta të mirëhartuara dhe me logjikë ekonomike, të bëhemi përfitues të këtyre fondeve.


 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PD-isti: 25/03/2018 20:03

    Dil 1 here ktej nga berati qe te ka dhene voyen se jane rruget katasteof fare lere belshin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër