Risia e qytetit ekologjik/ Belshi ndriçim publik me panele diellore...Ambasadori bullgar-politikës: Nisni dialogun, drejtimi i OSBE ogur i mirë

BELSH- “Marrja e kryesimit të OSBE nga Shqipëria  është një ogur i mirë për çeljen e negociatave me BE” kështu e ka nisur fjalën e tij ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë, Momtchil Stoyanov i cili ishte i pranishëm në inaugurimin e projektit “ ALL IN ONE LED STREET LIGHT” në qytetin e Belshit. Projekt ky i financuar nga Bullgaria.

 “Sot unë jam këtu që të nënshkruaj një marrëveshje në interes të shtetasve shqiptar pa marrë parasysh nga bindjet e tij politike. Situata politike në Shqipëri është e tillë, siç është nuk e di çfarë prisni t'ju them unë, ajo që mund t'ju them është që ne kemi besim tek burrat e politikës shqiptare që kanë mjaft përvojë të gjejnë rrugën përpara, kuptohet që kjo bëhet përmes dialogut.Une besoj që ky dialog do të zbuloj kush është rruga më e mirë për zgjidhjen e brendshme politike të Shqipërisë do tëe vendoset nga vet partitë shqiptare. Përsëri them çdo gjë fillon dhe mbaron me dialogun. Gjithmonë kryesimi i një organizate ndërkombëtare (OSBE) është jo vetëm shans i madh, por edhe përgjegjësi e madhe. Përgjegjësi sepse OSBE ka rolin e vet në rajon në aspekte më të gjëra botërore kryesimi i një organizate të tillë jep mundësinë e një shteti jo vetëm që të realizojë disa prej prioriteteve të veta, por po kështu të fitoi përvojë dhe të tregojë  që është partner tek i cili mund të ketë besim përgjigja ëhtë patjetër dhe ne si shtet mik jemi gati që të japim ndihmë dhe të ndihmojmë iniciativën e shtetit shqiptar që Kryemistri i Shqiperise e shpalli si prioritet në Vienë”, tha Ambasadori, 

Ky projekt i nisur nga sot në Bashkinë Blesh shihet si një risi për një ndriçim publik me kosto zero nga përdorimi i energjisë diellore. Ndriçimi me panele diellore do të shtrihet në 4 fshatra të bashkisë Belsh nga ku përfitojnë 3400 banorë të zonës.

Po kështu nëpërmjet këtij rrjeti ulet ndotja mjedisore, rritet dukshëm cilësia e fluksit të dritës , nxitet dhe promovohet lëvizja kreative e njerëzve në rrugë dhe forcohet lidhja me komunitetit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • QIRIU: 12/01/2020 07:24

    Vetem 6 muaj jete do kene,lodhen te huajt me ne te na bejne si veten dhe ti vije era qyteterim edhe fshatrave,por eshte e pamundur vetem shikoni ne kryeqytet sapo ndertohet nje rruge e re dhe vendoset sinjalistika vidhen tubat ose keputen megjithe tabelat orientuese nga persona te gjitha shtresave si pshmb mbledhim hekra te vjeter lavatrice etj etj.

    Përgjigju
  • Cerriksi: 11/01/2020 21:13

    Po mor po, Belshi kryeqytet i Shqiperise. Ah mo shoku mo shoku, keni lene perlat menjane merreni me belshaket

    Përgjigju
  • Temi: 11/01/2020 20:44

    Bukur mire do ishe edhe DURRESIT Pogradecit vlore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun