Belshi, qyteti i vogël buzë liqenit me të njëjtin emër, kryeqendra tradicionale e zonës së Dumresë, vitet e fundit ka pësuar ndryshime të mëdha. Interesi për ta kthyer në atraksion turistik duket se është rritur.

Donatorë të ndryshëm kanë investuar edhe në liqenin e Seferanit që në Iliri ishte tempulli i Perëndeshës së Bukurisë, Afërditës. Qytetarët e përshëndesin këtë transformim dhe e shohin turizmin si një mundësi për rritjen e të ardhurave.

Ka pësuar shume ndryshime, është bërë shumë bukur, ka ndryshuar çdo gjë. Është bërë shumë e rëndësishme për banorët, dalin, shëtisin tani, kurse më parë ishte me pluhur dhe makina.

Qytetarët e Belshit

Nisur nga pejsazhi, ajri i pastër, dhe infrastruktura e mirë rrugore që përshkon Belshit, kësaj zone i janë çelur perspektiva të reja.

Kemi ardhur për të parë ndryshimet që kanë bërë. Nuk gjen në vendet e tjera qendrën që ka Belshi. Pjesa e Dumresë dhe kodrat kanë histori kaq të bukur. Kur vjen dhe me guidatorët që të shpjegojnë shumë gjëra që nuk i di më vjen mirë.

Turistë

Për shkak të veçantisë që ka territori dhe mundësive që ofron në lidhje me përjetimin e një eksperiencë unike, Belshi përfaqëson destinacionin më të ri turistik, ku çdo fundjavë vizitohet nga turistë nga i gjithë vendi.