'S’mund të bësh trimin me shëndetin', Brataj i shëruar nga COVID-19: Situata në Shkodër? Këshillat e teknikëve të mos politizohen

'S’mund të bësh trimin me shëndetin', Brataj i shëruar nga COVID-19: Situata në Shkodër? Këshillat e teknikëve të mos politizohen

Kreu i Urgjencës Skëndër Brataj, i cili fitoi betejën ndaj koronavirusit në një intervistë për Report Tv ka bërë të ditur se në Shqipëri është ulur numri i pacientëve dhe situata e të prekurve është më e ulët se parashikimet dhe çdo skenar i menduar nga grupi i ekspertëve. Kjo sipas Brataj ka ardhur falë menaxhimit shumë të mirë dhe masave kufizuese që u morën me shpejtësi.

“Janë paraprirë të gjitha, çdo skenar që mund të vijë. Kishim parashikime më të larta, por janë më të ulëta fatmirësisht. Kjo është një situatë dinamike jo statike dhe nuk do të thotë se u morën masat dhe nget ajo. Pra masat ndryshojë dhe vihen re  çdo ditë prandaj dhe u morën menjëherë masa drastike për të eliminuar këtë mbifluks të infektuarish. Nëse nuk do ishin marrë masat infektivi do ishte mbushur në ditë e para dhe fatmirësisht sot e kësaj dite ende nuk është mbushur”, theksoi Brataj.

Brataj komentoi edhe situatën në Shkodër ku pati një shpërthim të koronavirusit për shkak se masat e qeverisë u neglizhuan. Brataj tha se këshillat e teknikëve për shëndetin nuk duhet të politizohen.

“Normal që e ndjek situatën në Shkodër dhe kjo është tregues i një ane negative tonën që si shqiptarë do dalim ose pro ose kundër një mase dhe aq më keq kur futet politika në mes që interpreton masat e teknikëve. Grupi i teknikëve s’ka të bëjë fare me politikën. Aty jemi të thirrur si teknikë dhe veprojmë në këtë mënyrë për mirën e te gjithëve. Të gjithë institucionet duhet të bashkëpunojnë pavarësisht se çfarë përfaqësojnë. Qëllimi i vetëm është shëndeti. Nëse do bëjmë një klasifikim të gjërave, do vëmë ekonominë, argëtimin apo shëndetin të parin mund te them se të gjitha mund t’i humbasim dhe t’i rikuperojmë kur të duam, por shëndetin nuk mund të rikuperojmë dot më. Masat që morën e di shumë mirë që të rrish mbyllur për disa muaj është e vështirë, por shëndeti është kryesor”, tha Brataj.

Brata tha se ka dhe një ulje të konsiderueshme të telefonatave në urgjecë, ku sot janë më pak se 3 mijë në ditë nga 18 mijë që vinin.

"E kam vijuar punë gjatë gjithë kësaj kohe, numri i thirrjeve telefonike ka ardhur duke u ulur në urgjencë ku në muajin mars ishim në pikun mbi 18 mijë e sot jemi më pak se 3 mijë thirrje të . Dhe numri pacientëve dhe të shtruar në terapi intensive tregon se ka një menaxhim të mirë të kësaj situate.

Ndërsa i pyetur se ku e mori këtë virus ai tha se ende nuk e ka zbuluar por sigurisht nga kontakte me njerëz të prekur.

“Jo. Ka qenë një fluks i madh pune ne atë periudhë, kontakt njerëzish pa maska. Por mendoj se nga kontaktet. I gjithë personeli mjekësor ne i kemi veshur. I kemi kushtuar vëmendje edhe zhveshjes. Saktësisht momentin dhe nga kush nuk e kam përcaktuar dot”.

 Brataj tha se numri i lartë i personelit mjekësor të prekur me covid-19 është për shkak se pacientët nuk tregojnë se janë të prekur.

“Çdo njeri e interpreton sipas mendjes se vet, por njerëzit duhet të garantohen se trajtimi është i njëjtë për të gjithë. Me thënë të drejtën nuk ndodhi vetëm tek ne. Në Itali rastet e para të personelit shëndetësor ishte se pacientët nuk tregonin se nuk donin të shkonin në spital. Nuk ka asnjë vend të botës ku të mos jetë infektuar personeli shëndetësor. Studimet bëhen pasi kalon epidemia. Shikohen të gjitha dëmtimet deri tek trajtimi për të përcaktuar një protokoll terapeutik të definuar në të gjithë botën. Sot nuk ka protokoll për të thënë se ky është trajtimi. Edhe në fazën e avancuar nuk është përcaktuar se çfarë janë ilaçet me te cilët mund ta trajtojmë. Për ne kemi një gjë shumë pozitive që shpresoj të vazhdojë kështu. Personeli mjekësor tek ne nuk ka humbur jetën asnjë. Kemi mosha shumë të mëdha që për fatin e mirë po shërohen”, tha Brataj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Si e përjetuat sëmundjen? Brataj: S’mund të bësh trimin me shëndetin. Ne mjekët më të shqetësuar se i dimë pasojat (VIDEO)

I pyetur në studion e Report Tv se si u ndje gjatë sëmundjes Skënder Brataj tha se ishte i shqetësuar se mos sëmundja avanconte dhe krijonte vatra të mëtejshme. Ai tha se mjekët i dinë simptomat e sëmundjes dhe pasojat që ajo lë në shëndet ndaj shqetësimi është më i madh. Ai gjithashtu tha se askush s’duhet të bëjë trimin me sëmundjen.

“Kur kalon një farë kohe, çdo gjë bëhet e parëndësishme. Por njerëzit kanë marrë një mesazh të gabuar. po të kapi koronavirusi do vdesësh. Por nuk është e vërtetë. 60% e njerëzve nuk shfaqin simptoma fare. Dhe ato që shfaqin kanë simptoma të lehta. E keqa është se ka komplikime pulmonare që ndryshon nga gripi dhe viruset e tjera. Por janë në numër të ulët por ka rrezikshmëri. S’mund të bësh trimin me sëmundjen. Çdo sëmundje shkakton probleme dhe dëmton shëndetin. Normal dhe unë duke qenë human, kisha shqetësime për atë që po më ndodhte, por aq më keq kur je vetë mjek, kur e di shumë mirë se çfarë simptomash kam. Ja tani arriti te pulmonet dhe shpresoj që s’do më shkaktojë shumë vatra. Mora antibiotikë antiviralë që bëjnë pjesë te protokolli i trajtimit të sëmundjes”, tha Brataj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë