Kryesocialisti Edi Rama ka njoftuar mbledhjen e Asamblenë Kombëtare të PS-së pasditen e sotme.
Analisti Ben Andoni beson se Rama po përgatit një lëvizje të brendshme brenda PS-së dhe e bën një paralelizëm me asamblenë e vitit 2018, që u pasua me ndryshime në qeveri.
"Rama do të bëjë zhvendosje e nevojshme edhe brenda strukturës së Partisë. Kishte bashkëbisedime gati për të gjitha komisionet statuore. Kam përshtypjen se po përgatitet një lloj lëvizje e brendshme e para për ti dalë para gjërave me të cilat do të merret SPAK në të ardhmen. Besoj se do të ketë njerëz të tjerë që do të merren nga SPAK. Por dhe nga ndryshimet e mundshme që do të bëhen në vjeshtën e këtij viti. Një situtë e ngjashme ndodhi në Asamblenë e 2018. Ndryshimet që ndodhen me Ditmiri Bushatin e figurat e tjera quan në ndryshimet e qeverisjes” thotë Ben Andoni në një analizë për emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report TV
Ndryshimet në qeveri të vitit 2018
Nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste Edi Rama të vitit 2018 u bënë këto ndryshime në qeveri
Lindita Nikolla, Ministri e Arsimit u zëvendësua Besa Shahini, që ishte zëvendës ministre
–Arben Ahmetaj, Ministri i Ekonomisë dhe Financave dhe u zëvendësua me Anila Denaj
–Ditmir Bushati, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme u zëvendësua me Genti Cakaj
–Damian Gjiknuri, Ministri i Transporteve u zëvendësua me Belinda Balluku
–Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë u zëvendësua me Bledi Çuçin