Ben Blushi: Sot, myslimanët e Shqipërisë gjithnjë e më shumë i veshin vajzat e gratë si një detyrim ndaj Islamit

Ben Blushi: Sot, myslimanët e Shqipërisë gjithnjë e më shumë i veshin vajzat e gratë si një detyrim ndaj Islamit

The new islam në Tiranë!

Jo vetëm përpara 30 vitesh por edhe përpara 5 vitesh kjo foto do ishte e paimagjinueshme në Tiranë. Kaq shumë vajza dhe gra të mbuluara, Tirana dhe Shqipëria ndoshta nuk ka patur kurrë që kur Mbreti Zog e ndaloi ferexhene me ligj në vitin 1937.

Sot, myslimanët e Shqipërisë gjithnjë e më shumë i veshin vajzat dhe gratë e tyre si një detyrim ndaj Islamit duke e përdorur shaminë si shenjë dalluese. Duket sikur myslimanët dhe sidomos gratë e tyre duan ta shpallin që janë myslimanë në distancë.

Kam folur me shumë nga këto gra dhe të gjitha më thonë se ndjehen më të mbrojtura nga burrat dhe nga shoqëria, më të lumtura dhe gjithnjë e më të integruara në komunitetet ku jetojnë duke u mbuluar. Një vajzë 14 vjeç me emrin Medina, që po falej sot në sheshin Skënderbej, pasi pranoi ta fotografoja, më tha se është mbuluar vetëm për sot, ditën e Bajramit, por mezi pret qe vitin tjetër të mbulohet përgjithmonë.

Përjetësisht, e pyeta

Përjetësisht, tha Medina duke qeshur.

Me keqardhje nuk vura re asnjë shqetësim, asnjë detyrim dhe asnjë dilemë në fytyrën e saj të pastër. Gjatë këtyre muajve të fundit i kam kërkuar shumë grave myslimane të mbuluara, në moshë, të pozojnë për mua dhe shumica kanë refuzuar, duke vënë dorën mbi fytyrë apo duke u rrudhur nga sikleti.

Islami, tradita dhe burrat nuk ua lejojnë të fotografohen. E kundërta ndodh me vajzat e reja.

Ato janë miqësore, pozojnë duke qeshur, llastohen dhe flasin hapur për raportet e tyre me fenë, me shoqërinë dhe me djemtë. Pasi i fotografoj kanë vetëm një kërkesë. Në çfarë adrese Instagrami mund ti marr fotot.

Ky është Islami i Instagramit. Duke e ditur se myslimanët nuk pranojnë se dogma e tyre mund të reformohet, nuk e di a më lejohet të them se ky është The New Islam. Një Islam i Ri!

Ai është shumë më i hapur, shumë miqësor, shumë i çiltër dhe me shumë kolorit. Një Islam që do të jetojë mirë dhe të bashkëjetojë edhe më mirë. Ky Islam i Ri sakrifikon për te jetuar më mirë, por jo për të vuajtur më shumë. Për Islamin e Ri, distanca mes njeriut dhe Zotit është më e qartë, më e dukshme dhe më e arritshme.

Ky lloj Islami është cetrifugal, vetëkontrollues dhe i lexueshëm por nuk është negativ, mohues, i mbyllur dhe imponues. Me fjalë të tjera ai rrotullohet pa dyshim rreth Muhamedit dhe Kuranit,por nuk mohon atë që nuk buron nga Muhamedi dhe Kurani. Ky është një Islam njerëzor, modest dhe estetik që ndjek modën e vet.

Shumë nga vajzat që pashë sot në sheshin Skënderbej ishin zbukuruar, kishin lyer buzët, ishin parfumosur, kishin syze dielli, rrinin mbi taka dhe nuk kishin mbuluar trupin detyrimisht. Falja e Bajramit dukej si një sfilatë mode, një garë mes hixhabëve, shadorëve, nikabëve dhe shumë pak burkave të zeza.

A ka dhe Islami modën e vet? Sigurisht që ka dhe duhet inkurajuar që ta ketë.

Disa ditë më parë u futa rastësisht në një dyqan ku qepeshin shami të llojeve të ndryshme dhe aty kuptova ku ndryshon jo vetëm moda, por edhe veshja e grave të mbuluara myslimane.

Është njëlloj si ndryshimi që ka një xhaketë me një pelerinë, një pallto me një xhup apo një jelek me një triko për burrat. Po përpiqen ti bëj një renditje dhe shpjegim.

Burka është mbulim i plotë i fytyrës, flokëve dhe syve. Nikab është mbulim i flokëve dhe fytyrës por jo i syve. Shador është një veshje e gjatë që rrotullohet rreth kokës dhe pjesës së sipërme të trupit duke lënë të zbuluar vetëm fytyrën. Hixhab është mbulimi i pjesshëm i flokëve por jo i fytyrës dhe as i syve.

Natyrisht që mua më pëlqen ky i fundit, pavarësisht se në sfilatën e sheshit Skënderbej konkurronin në masë hixhabët me shadorët. Të gjithë me ngjyra të çelëta që farfuritnin në diell.

Ky shënim për kategoritë e veshjeve kufizuese të grave myslimane për mua nuk ka asnjë kuptim, përveç njërit. Stili i jetesës tregon aftësinë dhe mundësinë e komuniteteve të ngurta të izoluara dhe të paragjykuara për tu përshtatur me pjesën tjetër të botës.

Islami ka gjetur dhe po gjen mënyrën e vet për tu klimatizuar me të gjithë ne që nuk e njohim, që nuk e besojmë dhe që e paragjykojmë. Në qindra vite shumë njerëz në Perëndim, janë përpjekur të kuptojnë nëse mund të bashkëjetohet me Islamin dhe me doktrinën e tij jomiqësore ndaj feve të tjera dhe sidomos ndaj grave.

Islami dukej si një fe e krijuar për të ndëshkuar gratë dhe qafirët, pra ata që nuk besojnë te Muhamedi apo nuk besojnë sic duhet tek ai. Në kushtet e një Islami mesjetar dhe shumë të izoluar nga bota, deri para disa dekadash,gratë më shumë se qafirët, ishin viktimat e tij më të kollajshme shtëpiake. Ndoshta kjo po ndryshon.

Gratë që pashë sot në sheshin Skënderbej nuk mu dukën të kontrolluara nga burrat apo baballarët e tyre përmes instrumentit të Islamit, por si qenie njerëzore që e kanë zgjedhur Islamin pavarësisht nga dëshira e burrave.

Gjithnjë kam pyetur veten pse nuk ka hoxhë apo imam femëror. Në kushtet kur gratë luajnë futboll dhe bëjnë cdo lloj pune që para 30 vitesh e bënin vetëm burrat, kleri fetar ka mbetur i vetmi profesion i botës, i pafeminizuar.

Ndoshta hapja e shoqërive mund ta ndryshojë edhe Islamin duke e feminizuar dhe duke i dhënë kontroll të barabartë burrave dhe grave në administrimin e përditshëm të Zotit dhe punëve të tij.

Nëse kjo ndodh, me siguri edhe vetë Zoti do ndjehej më i përkëdhelur. Sepse jo vetëm ne por edhe Zoti ka nevojë për The New Islam. Për një Islam të Ri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/07/2022 02:27

    Sa per sqarim,ligji i Zogut eshte akoma ne fuqi,por eshte tjeter gje sa zbatohet.S.d.q Islami e ka kopjuar kete tradite nga besimet e tjera.Katoliket akoma mbulohen kur shkojne ne kishe,po keshtu dhe kishat bizantine e kishin kete tradite,hebrejte ultra-ortodokse e kishin dhe me ekstrem,femrat e tyre duhet te mbanin paruke dhe mbi to shami.Personalisht mendoj se besimi eshte ne zemer,te gjithe te tjerat,shamite,ferexhete,burkat,mjekrat,etj jane thjesht show,por duhet qe Islami t'i adaptohet shek. XXI.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 09/07/2022 20:30

    Kjo eshte e ardhmja shqiperise. Pa droge, pa alkol, pa duhan pa prostuticion, pa kanabis, e moralshme e ndershme e drejte e virtytshme, e bukur e paster, me familje dhe femije dhe jo me qen e mace. Krenare pa pasur nevoje per parade te mbeshtetur nga ambasadat kjo eshte parajsa ne toke. Le te cmendet bizantinet.

    Përgjigju
    • Durresi: 22/03/2023 21:24

      Njof shume gra me burka qe bojne gojore dhe69 idiot shkerdhat

    • Durresi: 22/03/2023 21:21

      Nuk te ma shamia nderin o idiot njof shume gra me burka qe bojne gojore e 69 idot

    • Bepi: 10/07/2022 18:46

      Ikni në turqi ose në arabi ca doni ktu

    • Dritan: 09/07/2022 23:28

      Kjo eshte e ardhmja e Arabise, jo e Shqiperise

  • Bepi: 09/07/2022 19:37

    E mier Shqipnia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë