‘Bën emision për famë’, Luana Vjollca i përgjigjet Noizy-t: Ky nuk është sukses Tik Tok-u

‘Bën emision për famë’, Luana Vjollca i përgjigjet Noizy-t: Ky nuk është sukses Tik Tok-u

Emisioni i Luana Vjollcës ka nxitur replika në distancë mes moderatores dhe reperit Noizyt. Sëfundmi. Luana i është përgjigjur Noizyt pas një deklarate që ai bëri për një nga lojërat e emisionit ‘Zemër Luana’.

Në lojën ‘Panitball’, kur Luana fton reper në emision, nuk mungon as fotoja e reperit Noizy, e në varësi të pyetjes ata duhet tw qwllojnw mbi fotot e reperwve. Në lidhje me këtë, Noizy reagoi ashpër ndaj Luanës, pasi Marini dhe Matolale qëlluan me breshëri mbi foton e tij.

“O Luana Vjollca më fal për shprehjen po më keni çarë trapin me kto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelën tu m’vra, këtë mund ta thoja dhe në provat po hajt mo. Pyetjet i bëni shumë të neveritshme, doni vetëm sherre me ndodh, se çfarë ndodh me rrepistat më vonë s’të plas bytha ty, a rrifen, a vriten, a shahen , ty të intereson emisioni me bërë famë në Tik Tok. Hiqe foton nga aty se s’jam në gara me klysha”, shkroi Noizy në postimin i cili tani është fshirë nga Instagrami i tij.

Ndonëse disa javë më pas, Luana iu përgjigju Noizy-t, duke ripostuar në profilin e saj një postim të një fanses së saj ku shkruhet: "Ky nuk është sukses Tik-Tok-u video 50 sekonda por 5 orë”, ku tregohet se episodi i fundit i emisionit të saj ka kaluar 500 mijë klikime në Youtube.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë