VLORË - Një 18- vjeçarë është vënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi ishte denoncuar se kishte pagur paratë e pijeve që kishte konsumuar në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë”, me para të falsifikuara.
 
Orhan Zeqo u denoncua në polici nga shtetasi me inicialet D.D e më pas në qytetin e Vlorës blutë e policisë bënë të mundur arrestimin e tij.
 
Sipas Policisë, i riu kishte konsumuar pije 100 euro dhe në momentin kur ishte larguar kishte paguar me para të falsifikuara.
 
Ai kishte dhënë dy kartmonedha 50 euro, të dyja të falsifikuara.
 
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy kartmonedhat 50 euroshe.  
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)