‘Bën thirrje për terror e vrasje’, ‘shpërthejnë’ qytetarët kundër deklaratës tronditëse të Mziut: Xhelal nuk jemi në 97 jemi në 2021

‘Bën thirrje për terror e vrasje’, ‘shpërthejnë’ qytetarët kundër deklaratës tronditëse të Mziut: Xhelal nuk jemi në 97 jemi në 2021

Xhelal Mziu

Mëngjesin e kësaj të premte, deklarata tronditëse e kandidatit për deputet të PD, Xhelal Mziut i cili bëri thirrje për vrasje ka shokuar qytetarët.

“Të lumtë Xhelal që bën thirrje për terror dhe vrasje”, shprehet një komentues me ironi lidhur me deklaratën tronditëse.

“Ti duhet të arrestohesh menjëherë së bashku me ata që të mbështesin”, shkruan një tjetër komentues.   

“Xhelal nuk jemi në 97 jemi në 2021”, shprehet një tjetër qytetar.

Xhelal Mziu pasi pa përmasën që mori deklarata ka kërkuar dhe “ndjesë” por duket se kjo ka revoltuar edhe më shumë qytetarët.

“Çfarë ndjese është kjo, pasi të bësh dëmin kërkon ndjesë”, shkruan një komentues.


Lajmi kryesor:

VIDEOLAJM/ Shokon me deklaratën Xhelal Mziu: Na i tregoni njerëzit e dyshimtë, do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit! Prokuroria e merr nën hetim


Ora 14:10
‘Bën thirrje për terror e vrasje’, ‘shpërthejnë’ qytetarët kundër deklaratës tronditëse të Mziut: Xhelal nuk jemi në 97 jemi në 2021
  • J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

    Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë