Benet Beci publikon projektin për Shkodrën: Park buzë Bunës, do kthehet në ‘mushkërinë’ e qytetit

Benet Beci publikon projektin për Shkodrën: Park buzë Bunës, do kthehet në ‘mushkërinë’ e qytetit

Foto nga projekti për Shkodrën

SHKODËR- Kandidati i Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Beci ka publikuar në Facebook një projekt për qytetin. Beci shkruan se do të publikojë programin e tij që përfshihen disa projekte strategjike për transformimin e Shkodrës.

Projekti i parë i publikuar nga Benet Beci është për krijimin e një parku buzë Bunës, për të cilin Beci shkruan se do të jetë një park çlodhës dhe argëtues për qytetarët. Beci ka dhënë detaje nga projekti, për të cilin thotë se parashikohet që parku të ketë një hapësirë prej 18 hektarësh, is edhe do të kthehet në një zonë të gjelbëruar. Po ashtu do të ketë edhe një rrugë për këmbësorët dhe biçikletat, si edhe një muze si tribut për të shkuarën e Shkodrës

Ky projekt përfshin edhe zgjerimin e rrugës nga Harku i Bërdicës tek Ura e Bahcallëkut përfshirë dhe zgjerimin e urës në katër korsi.

"HYRJA E QYTETIT, KARTOLINA EUROPIANE E SHQIPËRISË Duke nisur prej sot, do të bëj publike një grup projektesh strategjike, të cilat janë zemra e programit tim të detajuar për transformimin e Shkodrës. Ballinën ujore të Shkodrës me urën e Bunës, Pazarin dhe portin në Bunë shpeshherë e gjejmë në kartolina të vjetra me mbishkrimin “Kujtim nga Shqipnia”. Kjo zonë është gjithmonë në kujtimet e udhëtarëve nëpër shekuj si një ndër vendet më të rëndësishme simbolikisht por edhe ekonomikisht të Shqipërisë. Hyrja e Shkodrës sot, megjithëse ndër më të bukurat në Europë të jep një përshtypje jo të mirë mes trafikut, kaosit urban dhe projekteve publike të konceptuara e ndërtuara keq

Para dy vitesh u bashkova me kauzën e ngritur në protestat shumë të drejta të shoqërisë civile dhe komunitetit Shkodran për ndalimin e punës për lotin e dytë të bypassit, i njohur më mirë si ai grumbulli i zhavorrit që pengon marrëdhënien shekullore mes qytetit e liqenit. Pas shumë përpjekjesh në fund të vitit 2021 u arrit ndalimi i këtij investimi dhe filloi angazhimi i studiove të njohura arkitekturore dhe inxhinierike ndërkombëtare dhe vendore për një zgjidhje afatgjatë, estetike dhe funksionale në shërbim të qytetarëve shkodrane. Mendoj se ia kemi arritur të kemi një projekt të jashtëzakonshëm që do të jetë guri i themelit të transformimit të Shkodrës.

Projekti është përgatitur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim 100% të Qeverisë shqiptare dhe është gati për zbatim. Projekti përfshin krijimin e një parku buzë Bunës e cila do të krijojë parkun më të madh çlodhës dhe argëtues në Shkodër. Parku , përveçse në lulishten e vjetër do të shtrihet edhe në zonën mes dy bypasseve (Lot 1 dhe 2) duke krijuar një Koncept të ri të një parku sportiv e funksionesh të tjera rekreative  që bashkëjeton me përmbytjet sezonale kur ngrihet niveli I Liqenit në dimër.  Parku do të jetë një mushkëri e qyteti plot me gjelbërim me një sipërfaqe prej rreth 18 hektarë  dhe do të krijoje një marrëdhënie të re mes qytetit e liqenit si një bashkëjetesë ekologjike e në respekt të vlerave mjedisore; Një rrjet rrugësh e rrugicash për këmbësorë e biçikleta që lidhin natyrën me rrugë panoramike; një vendtakim të jashtëzakonshëm për evente publike; portin pranë urës së Bunës  si një pol turistik për lundrimin e Bunës dhe liqenit dhe një muze si tribut për të shkuarën e Shkodrës

Ky projekt përfshin edhe zgjerimin e rrugës nga Harku I Bërdicës tek Ura e Bahcallëkut përfshirë dhe zgjerimin e urës në katër korsi. Projekti do të japë  edhe zgjidhjen e qarkullimit në kryqëzimet dhe në rrjedhshmërinë e trafikut nga Ura e Bahcallëkut tek rreth rrotullimi I bypass-it të ri drejt kryqëzimit në Xhabije.  Do të krijojë një qarkullim normal për makinat, transportin publik dhe veçanërisht këmbësorët dhe biçikletat për të arritur në mënyrë komode një nga zonat më të bukura të qytetit tonë", shkruan Benet Beci.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anti PS/PD: 23/04/2023 11:29

    Une nuk llapi por po te them qe ndoshta as ti nuk jesh i gjalle kur te behet skavica e koridori blu..une kishe vetem mendime e ide qe i duhen nje qyteti me mbi 120 mije banore..ndoshta te shpenzosh 400 milion per nje lulishte nuk eshte zgjidhje per problematika. Meqe je kaq i informuar na trego pak si do menaxhohet kaskada dhe kush do paguaj faturat e demeve te permbytjeve..ke ndonje plan per kete problem?? Si do e ulim varferine?? Si do i kthejme hapsirat qytetareve?? Si do frenohet ikja e te rinjve me apo pa shkolle?? Me lulishte?? Me skavicen apo me koridorin blu??

    Përgjigju
  • Anti PS/PD: 23/04/2023 09:03

    Z. Beci me vjen keq qe dole me kete projekt. Ky eshte ti hedhesh hirin syve..shkodra dakord qe ka nevoje per cdo projekt te mundshem por ndoshta prioritetet jane te tjera. Per cdo vit ka permbytje nga keq menaxhimi i kaskadave me miliona deme ne kurriz te banorve e jo te menaxhuesve te kaskades se drinit. Nuk ka akses te mjaftueshem ne qytet me nje rruge te vetme ne jug e nje ne veri. Ka probleme uji ne vere e ndricimi ne dimer. Ka probleme me ndertimet e paperfunduara pa leje ne qender e periferi. Pse nuk propozohet qe cdo ndertim i blokkuar per me shume se 4/5 vite aq me teper pa leje ose me leje te dyshimta, pas verifikimeve konfiskohet apo te shembet dhe toka tu kthehet pronarit nqs ka pronar ose kolektivitet nqs me pare ishte publike? Pse nuk e merr dikush guximin ti dale balle krimineleve qe kane zaptuar parqe e lulishte per te ndertu pallate qe kane 10/15 vite qe nuk jane as ne 20% te puneve?? Shkodra ka nje nder zonat industriale me te medha te vendi ku 60/70% e ndertesave jane te braktisura. Pse nuk propozohen projekte zhvillimore te integruara por vetem projekte me pak bar dhe dy peme?? Nuk mjaftojne vetem projektet fasade sepse varferia nuk zbutet me 100 turiste me teper. Pse nuk sistemohet hyrja jugore e qytetit me lagjen e romeve qe djathte e kampin e cadrava ne te majte ku per cdo vit vdesin njerez per shkak te zjarrin ne cadrat e tyre?? Pse nuk propozohet impianti i depuracionit te ujrave te zeza qe derdhen tamam aty ku propozon parkun? Si mund ti hedhesh hirin syve ne kete menyre?? Uroj qe zgjedhjet te bojkotohen sepse nuk meritojme asnje nga figurat e propozuara..por kujdes sepse kupa eshte teper e mbushur..

    Përgjigju
    • Dakord: 23/04/2023 10:49

      1. Kaskaden e drinit do ta disiplinoje skavica. 2. Shkodra do lidhet me jugun nepermjet korridorit blu. Informohu para se te llapesh. Information is power.

    • Petrit: 23/04/2023 09:14

      Respekte.

  • Iris: 23/04/2023 04:31

    Projekti me pelqen shume,por nuk eshte /strategjik/.Ndonje projekt per ndonje uzine a fabrike ke menduar? Sa per ju te gjithe qe ankoheni pse te gjitha projektet i merr jugu dhe pse Shkodra eshte harruar,ndoshta duhet te pyesni ate /gjermanin e fundit/,e kuptoni pse ??

    Përgjigju
  • Mario: 22/04/2023 23:54

    Vetem park nuk pashe askund. Ndoshta Shkodra duhet te shohe si funksionon parku zoologjik ne Tirane per te terhequr me teper turiste sa i bukur eshte si qytet edhe nje amfiteater si ne Tirane dhe Durres

    Përgjigju
  • /_<>: 22/04/2023 21:54

    Mos u lodhni Benet si po kujtoj ate batuten me na e ba mishin copa-copa emnin e Pashukut nuk ta diftoj,edhe me votimet mjafton me ken I PD dhe krytari i bashkise le te vin me paterica e fiton.Mentaliteti.com.

    Përgjigju
  • AltinTop: 22/04/2023 21:00

    Ore ne 3D e ka te fituar Beneti. Po si tja bejme se ne Shkoder votohet me "z€m€r" dhe jo me mend.

    Përgjigju
    • O tej: 22/04/2023 21:21

      Pacin faqen e zeze po nuk votian me tru kesaj radhe.

  • Beneti zorra berishes: 22/04/2023 20:57

    O benet lepirsi, po si kujton se tallesh me Shkdranet, ca je tu thane, ka 40 vjet demokraci Shkodres si bete nje rruge autostrade As nano, as berisha ,as rama!!! Skeni turp Shkodra kryeqyteti ballkanit Ju skeni lene rrugice fshati je jug pa bere plera Dhe jugun komplet autostrade dhe me Tunele, ndersa shkodren si mos me keq, Nderkoje hajdutet vazhdojne e vjedhin cdo dite copa copa shkodren si çela e doshi e sterka e jozefina, Vetem e kane kafshu deri ne kocke, Por shkodranet do qendrojne, dhe me krimin dhe me presione Dhe me poshtrime, ju kurre sdo mund ta mposhtni Dinjitetin dhe karakterin e Shkodres qe e njeh gjithe bota Me shume se tiranen dhe cdo qytet tjeter Sepse eshte kryqendra kultures dhe veprave te artit Dhe turizmit te shume-fishte.

    Përgjigju
    • z,f: 11/05/2023 04:02

      Po kta te partis demokratike e kan skodren tesh 30 vjet e nuk bane gja,po Dicka kan ba e do mbahet men per tan jeten E SHKODRANVE e kan skotrru si Qytet e kan degjeneru deri ne koc ashtu si asht ba, kur shkodra ishte qytet tirana ishte fshat. me ndihmen tuj si popull dhe me ndihmen e BENT BECIT SHKODRA DO MARRI PREP AT PAMJEN E NJE QYTETIT EVROPJAN.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë