Sot do të përcaktohen dy ekipet që do të shkojnë në finale e Evropa League pas përcaktimit të dy ekipeve që prenë biletën për në finalen e Champions League. Çelsi I Londrës është shumë afër mrekullisë për të luajtur finalen e dytë në një kompeticion Evropian pas atij të edicionit të kaluar në Champions League.

Blutë e Londrës fituan ndeshjen e parë në Basel me rezultatin 2-1 përballë vendasve që janë supriza e edicionit. Trajneri Rafa Benitez, i shumë kontestuar nga tifozët është gati që t’u dhurojë një trofe të rëndësishëm pas një edicioni me shumë problem në një ekip që duhet rinovuar plotësisht me element të rinj. Në prang të ndeshjes së kthimit spanjolli thekson se duhet të bëjë edhe hapat e fundit për të shmangur surprizat e pakëndshme që mund të ndodhin.

“Pavarësisht se fituam ndeshjen e parë në transfertë nuk duhet të nënvlerësojmë Baselin, pasi mund ta pësojmë keq. Rezultati 2-1 është i hapur dhe një gol vendos kualifikimin, prandaj do të luajmë për fitore nga minuta e parë” deklaron tekniku. Ndërsa zvicerianët nuk kanë se cfarë të humbin dhe do të kërkojnë golin me ngulum duke rrezikuar gjithcka. Në ndeshjen tjetër në Portugali, Benfika prêt Fenerbacen, akti i parë shkoi në favor të turqve me një rezultat të ngushtë 1-0. Portugezët kanë shansin në fushën e tyre të përmbysin shifrat dhe të shkojnë në finale pas shumë vitesh, ndërsa turqit kërkojnë të shkruajnë historinë pas një edicioni fantastik.



d.b/shqiptarja.com