Kastriot Cubi, 31 vjeç, nga fshati Bele i Kukësit, pas 5 vitesh emigrim në Angli ka zgjedhur të rikthehet në vendlindje. Në “Grykën e Vanave”, Kastrioti ka ndërtuar një bujtinë familjare, e cila ka nisur të funksionojë prej 4 muajsh.

Ndonëse është një investim i ri, bujtina ka nisur të tërheqë vizitorë, kryesisht te huaj qe që kërkojnë natyrën dhe ushqimin tradicional.

Kastrioti bashkëpunon me banorët e zonës, duke blerë prej tyre produkte bio që shërbehen në bujtinë.

Jeta në emigrim nuk ishte e lehtë dhe se për të siguruar të ardhura duhej shumë punë. Për këtë arsye, sot beson se edhe në Shqipëri mund të jetohet me mire.

Ndërsa për të rinjtë që synojnë emigrimin, ka një tjetër mesazh.

Edhe pse është në hapat e parë dhe përballet me burokraci për zgjerimin e bujtinës, Kastriot Cubi thotë se kthimi në vendlindje ishte zgjedhja e duhur.

lajm ne perditesim...