Pas vitesh të tëra larg vëmendjes mediatike, Beni është kthyer në mënyrën më të...çuditshme. Ai postoi ditën e djeshme në status në Facebook, ku bëri një deklaratë mbi të gjitha të guximshme! E cilësojmë si të tillë pasi faqja që demaskon VIP-at në Instagram dhe i publikon foto para dhe pas ndërhyrjeve estetike, ka marrë një sërë kërcënimesh nga personazhet publike 'viktima'.
Dhe Beni i famshëm, ka pranuar autorësinë! Nuk e dimë nëse diçka e tillë është e vërtetë apo Beni po kërkon përsëri vëmendjen e publikut, pasi statusi është fshirë nga llogaria e tij në Facebook. Personi që fshihet pas asaj llogarie duket që ka mjaft njohuri për ndërhyrjet estetike dhe është përfytyruar gjithnjë si femër.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)