Kreu i grupit Parlamentar Gazment Bardhi në konferncën për shtyp tha se anëtarët e opozitës në Komisionin për të Drejtat e Njeriut kanë kërkuar që të thirret për të dhënë llogari për shkeljen e ligjit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder në lidhje me protestat.

“Anëtarët e opozitës në Komisionin për të Drejtat e Njeriut kanë kërkuar zyrtarisht që të thirret për të dhënë llogari për shkeljen e ligjit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita.  Ai duhet të përgjigjet përpara Kuvendit për përdorimin e Policisë së Shtetit si Polici të Partisë dhe Pushtetit.

Qeveria duhet ta kuptojë se nuk mund ta luftojë kundërshtimin qytetar duke kufizuar të drejtat e qytetarëve. Nuk mund ta mbrojë rendin publik duke dobësuar shtetin e së drejtës. Nuk mund të pretendojë se mbron demokracinë, ndërkohë që krijon mekanizma që i bëjnë qytetarët të kenë frikë të protestojnë, të flasin dhe të kundërshtojnë”, tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’: Të pezullohet, cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut (VIDEO)