Bëni kujdes, përdorimi i celularit
para gjumit mund t’ju verbojë 

Bëni kujdes, përdorimi i celularit<br />para gjumit mund t’ju verbojë 
Të gjithë i hedhim një sy celularit para se të flemë, dhe kjo dëmton rëndë shikimin.

Doktorët kishin mbetur të habitur kur dy gra, kishin raportuar se herë pas here nuk shihnin asgjë deri në 15 minuta.

Pas shumë skanimeve dhe testimeve mjekësore, doktorët kishin filluar të studionin edhe historinë e pacientëve.

Doktorët e kishin lidhur verbërimin e përkohshëm me përdorim të celularit para gjumit.

Shkencëtarët thonë se njerëzit, para gjumit, e kontrollojnë celularin gjatë kohës që janë të shtrirë në njërin krah, e kjo bën që njëri sy të përqendrohet në ekran përderisa tjetri bllokohet krejtësisht ose pjesërisht nga jastëku.

Kështu që njëri sy i përshtatet dritës së celularit dhe tjetri i përshtatet errësirës.

Kur e fikni celularin, truri bëhet konfuz dhe nuk e di përse njëri sy është i mësuar me dritë dhe tjetri me errësirë.

Kjo mund të shkaktojë verbërim të përkohshëm dhe shkakton dëme permanente të syrit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike