Beniada: Më pëlqen më shumë një djalë që ka punuar kamarier se një që thotë jam pronar

Beniada: Më pëlqen më shumë një djalë që ka punuar kamarier se një që thotë jam pronar

Beniada Nishani

Modelja Beniada Nishani mori vëmendje të madhe pas pjesëmarrjes në BB VIP për natyrën e saj të çiltër dhe pa komplekse. Në një intervistë për 'Wake Up' zbuloi punë e para që ka kryer për të ndihmuar familjen.

“Isha 15 vjeçe dhe kemi qenë në fillimet tona në Itali, mami punonte në një dyqan mishi dhe natën kur mbyllej dyqani unë shkoja e ndihmoja për ta pastruar. Madje ka qenë dhe një rast që kam ngelur brenda në frigorifer. Por kam punuar dhe punë të tjera, si kamariere. Më ka pëlqyer shumë që të flisja me njerëzit. Nuk duhet të kemi fare turp për punën tonë të parë, madje duhet të jetë një vlerësim. Në fillimet tona në Itali kemi qenë pa dokumente, e kishim shumë të vështirë.

Kur unë isha e vogël mami më thoshte që të tregoja dhe shumë kujdes se po të vritesha nuk shkonim dot në spital. Mami im ka qenë 24-25 vjeçe dhe punonte duke pastruar shtëpitë e italianëve. Kur unë i kërkoja një kukull më thoshte që nuk ta blej dot tani por do presësh edhe pak. Mendoj që është shumë bukur që të fitosh lekun tënd dhe të mos i biesh në qafë prindërve”, tha Beniada.

Ndër të tjera u shpreh se pëlqimi për meshkujt bazohet edhe në të shkuarën e saj pasi i pëlqejnë më shumë djemtë punëtorë. Ndër të tjera tregoi planet për tu bërë biznesmene.

“Nëse ma thotë një djalë që ka punuar si kamarier, më pëlqen më shumë se një tjetër që thotë që jam pronar. Është një plus për mua. Më pëlqejnë shumë ata që janë punëtorë.  Është shumë bukur që bashkëshorti i ardhshëm pershembull, të bëjë punë shtëpie, të lajë, të të sjelli kafen tek krevati…

Tani Beniada është fokusuar edhe në një fushë tjetër përveç modelingut dhe moderimit… Kam mbaruar universitetin për fashion design dhe tani kam filluar të hap një biznes. Kam marrë dhe disa materiale e copa shumë të bukura. Kam hapur dhe një faqe Instagrami “Benny” ku do t’i shfaq stilimet”, tha Beniada.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve