Bënin ‘kërdinë’ me vjedhje në Francë, pranga 2 të rinjve shqiptarë! Për 2 javë mbushën xhepat plot me 40 mijë euro para e bizhuteri

Bënin ‘kërdinë’ me vjedhje në Francë, pranga 2 të rinjve shqiptarë! Për 2 javë mbushën xhepat plot me 40 mijë euro para e bizhuteri

Foto ilustruese

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Francë pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh. Ata ishin duke u kthyer në shtëpinë e tyre në Val-de-Marne me xhepat plot nga vjedhjet që kishin kryer kur u vunë në pranga.

Sipas mediave franceze, shqiptarët thuhet se janë kushërinj, akuzohen për 12 vjedhje ose tentativa vjedhjesh të kryera brenda dy javësh. Dëmi i shkaktuar nga vjedhjet në Rouen (Seine-Maritime ) dhe rrethinat e tij është rreth 40 mijë euro në bizhuteri, ora luksoze, apo para cash.

Të rinjtë, të moshës 32 dhe 33 vjeç u dënuan me njëzet e katër muaj burg, ndërsa iu ndalua hyrja për 5 vite në Francë.

“Shqiptarët shfrytëzojnë maksimalisht vizat Shengen 90 ditore, ndërsa punojnë në Paris, Berlin, Romë. Vijnë vetëm për të plaçkitur dhe ikin kur i ka skaduar viza, për të çuar paratë në shtëpi. Pastaj ata kthehen me një vizë të re. E kështu me radhë”, shpjegon për CNEWS një burim pranë hetimit.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • den: 26/01/2023 12:11

    24 muaj burg ne France dhe 48 muaj burg ne Shqiperi dhe tu hiqet pashaporta per 30 vjet Na nxine faqen dhe nuk thua dot se je shqiptar.Shteti shqiptar nuk shqetsohet sepse baballaret e kombit kane pashaporta diplomatike dhe nuk kane nevoje te punojne ne emigracion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja