Guardia di Finanza ka sekuestruar disa pasuri të Gëzim Sallakut, sipërmarrësit shqiptar 53-vjeçar që jeton në Itali. Njësia e policisë Ekonomike-Financiare të Breshias njoftoi zbatimin e masës për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajyshme , aksioneve të shoqërisë dhe pasurive të shoqërisë me vlerë mbi 4.5 milionë euro.
Aseset e Sallakut që tashmë i kalojnë shtetit janë – një vilë me vlerë të konsiderushme, plus aktivitete sipërmarrëse që operojnë në sektorët e hoteleve luksoze, të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. Sallaku jetonte në luks, duke i siguruar familjes një standard shumë të lartë jetese, por deklarimet e tij kanë qenë shumë më pak. Sallaku ka qenë edhe më parë në qendër të çështjeve ligjore, por financat tashmë e zbuluan atë.
Sipërmarrësi shqiptar operonte pranë provincave të Brescias dhe Bergamos. Masa e ndalimit të tij parashikon mbikqyrje të veçantë të sigurisë publike për 5 vite dhe detyrimin për të mos u larguar nga bashkia ku kishte vendbanimin. Hetimet komplekse të drejtuara nga Prokuroria e Qarkut të Brescias zbuluan një disproporcion të dukshëm midis standardit të jetesës së sipërmarrësit (dhe familjes së tij) dhe të ardhurave të deklaruara prej tij në organet hetimore.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Pronat janë në emër të Sallakut dhe familjarëve të tij.
-Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 48.8 m2 në emër të G.S dhe S.H.;
– Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 330 m2, e regjistruar në emër të G.S. dhe S.H.;
– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 12,710 m2, blerë nga G.S.;
– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 7.890 m2, në emër të shtetasit A.L., blerë nga G.S;
– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim në emër të shtetasit G.S, objekt 3-katësh, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në truall 300 m2;
– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S., objekti 2 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në një sipërfaqe trualli 500 m2.
Edhe në Shqipëri, Prokuroria e Durrësit i ka sekuestruar Sallakut disa prona që ai kishte ngritur në vendin tonë, ku përfshihen apartamente, toka dhe dy objekte 2 dhe 3 katëshe. Gjithashtu në vitin 2018, Gëzim Sallaku është arrestuar së bashku me 4 vëllezërit e tij për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Pa djerse i kishte Beri nji hale lek w kujtoi se ishte shpellari ne qeveri e mund te blinte cfar te donte qe te mbulonte leket pa djerse.
Përgjigju