-
Të tjera telashe për biznesmenin 'VIP' nga Durrësi! Pas Shqipërisë, Italia i konfiskon pasuri mbi 4.5 milionë euro
Guardia di Finanza ka sekuestruar disa pasuri të Gëzim Sallakut, sipërmarrësit shqiptar 53-vjeçar që jeton në Itali. Njësia e policisë Ekonomike-Financiare të Breshias njoftoi zbatimin e masës për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajyshme , aksioneve të shoqërisë dhe pasurive të shoqërisë me vlerë mbi 4.5 milionë euro.
2 Mars, 16:38 -
E kërkuan italianët, Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e biznesmenit Gëzim Sallaku! Ish pronari i një klubi futbolli në Itali akuzohet për pastrim parash
Me kërkesë autoriteteve Italiane, Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pronat e biznesmenit Gëzim Sallaku i cili akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
22 Nëntor 2023, 11:57 -
Përfituan 1.5 mln euro nga aktiviteti kriminal, Prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim tre biznesmenët! Një prej tyre, Gëzim Sallaku, ish-pronar i një klubi futbolli
Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim tre biznesmenët, Gëzim e Saimir Sallakun dhe Rabi Kurtin, nën akuzën për pastrim parash. Tre biznesmenëve në vitin 2021 i janë sekuestruar 1.5 milionë euro pasuri të cilat dyshohet se i kanë vënë përmes aktivitetit kriminal.
13 Maj 2023, 11:22 -
Biznesmenit shqiptar i sekuestrohen 6 mln euro pasuri në Itali, në hetim si pjesë e trafikut të drogës! Gëzim Sallakut iu bllokuan edhe 3 mln euro në Shqipëri
Një pasuri me vlerë mbi 5.8 milionë euro i është sekuestruar në Itali shqiptarit Gëzim Sallaku, i dëbuar nga vendi fqinj më shkurt të vitit 2021 si person të padëshiruar dhe të rrezikshëm. Mediat italiane shkruajnë se Sallaku, biznesmeni shqiptar, është në qendër të disa hetimeve.
21 Tetor 2022, 11:01 -
Kronikë
Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen pasuri me vlerë 3 mln € në pronësi të tre biznesmenëve, dy prej të cilëve vëllezër! Të përfshirë më parë në skema mashtrimi
Policia ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro, në pronësi të biznesmenit Gëzim Sallaku, vëllait të tij Saimir Sallakut dhe të një personi tjetër, me të cilin dy vëllezërit kanë lidhje shoqërore.
10 Qershor 2021, 14:39 -
Iu gjetën armë dhe municione, 5 vëllezërit Sallaku rikthehen në burg, 2 gratë në arrest shtëpie - Si doli zbuluar familja nga përgjimet
Rikthehet në burg biznesmeni shqiptar në Itali, Gëzim Sallaku bashkë me 4 vëllezërit e tij. Ata u arrestuan në nëntor për trafik droge dhe armësh, por u liruan pasi vëllai i tij, Saimiri mori përsipër të gjithë fajin. Pas hetimeve zbulohet implikimi i të gjithë familjes Sallaku përfshirë këtu edhe të grave, të cilat janë lënë në arrest shtëpie.
13 Janar 2019, 09:44 -
U arrestuan për armëmbajtje pa leje dhe narkotrafik, lirohet biznesmeni Sallaku dhe 2 nga 3 vëllezërit e tij
Ditën e djeshme u arrestuan 30 persona nga policia italiane, mes të cilëve edhe biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku si dhe tre vëllezërit e tij. Sot Gëzimi, Gazmir e Isuf Sallaku janë liruar nga burgu. Ndërsa Taulant Sallaku vijon të mbetet brenda.
8 Nëntor 2018, 18:15