E kërkuan italianët, Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e biznesmenit Gëzim Sallaku! Ish pronari i një klubi futbolli në Itali akuzohet për pastrim parash

E kërkuan italianët, Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e biznesmenit Gëzim Sallaku! Ish pronari i një klubi futbolli në Itali akuzohet për pastrim parash

Gëzim Sallaku

Me kërkesë autoriteteve Italiane, Prokuroria e Durrësit sekuestroi sot pronat që biznesmeni Gëzim Sallaku kishte ngritur në Shqipëri. AI akuzohet akuzohet nga autoritetet e vendit fqinj për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Konkretisht prokuroria ka vendosur nën sekuestro 6 pasuri: Dy kate pallati, trualle dhe tokë arë. 

Sallaku është emër i njohur për drejtësinë në Itali, ku është shpallur 'non grata' si person i padëshiruar. Ai u dëbua nga autoritetet italiane më 19 shkurt  pasi Policia e Brescia e konsideroi atë person të padëshiruar dhe të rrezikshëm ndërsa iu sekuestrua pasuria me vlerë miliona euro atje.

Prokuroria informoi se nëpërmjet letërporosisë nga Prokuroria e shkallës së Parë Breshia, kërkohet ndër të tjera të zbatohet Dekreti nga Gjykata e Zakonshme e Breshias, Seksioni i Masave Autonome te Parandalimit, që urdhëron sekuestrimin e pronave të mëposhtme:

- Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 48.8 m2 në emër të G.S dhe S.H.;
- Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 330 m2, e regjistruar në emër të G.S. dhe S.H.;
- Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 12,710 m2, blerë nga G.S.;
- Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 7.890 m2, në emër të shtetasit A.L., blerë nga G.S;
- Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim në emër të shtetasit G.S, objekt 3-katësh, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në truall 300 m2; dhe
- Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S., objekti 2 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në një sipërfaqe trualli 500 m2.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është regjistruar procedimi penal në vitin 2014, i rifilluar në vitin 2018, që bën fjalë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal. Në interes të këtij procedimi, me vendimin të vitit 2021, është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit G.S., etj, ku bëjnë pjesë edhe pasuritë e mësipërme. Në përfundim të hetimeve është marrë i pandehur shtetasi G.S., etj, dhe kjo çështje penale është sjellë për gjykim më shkresën në vitin 2023.

Pasuria me vlerë mbi 5.8 milionë euro i është sekuestruar në Itali biznesmenit Gëzim Sallaku, i dëbuar nga vendi fqinj më shkurt të vitit 2021.

Biznesmeni 48-vjeçar, u kthye në Shqipëri.  Ai ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve dhe hetimeve/ Sallaku në Brescia është arrestuar dhe gjykuar për disa vepra penale. Nga viti 2002 deri më sot, ai ka qënë i përfshirë në mashtrime në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura dhe marrjen e makinerive të vjedhura në përdorim, por jo vetëm. 

Ka gjithashtu hetime për mashtrim dhe evazion fiskal, falimentim të rremë dhe posedim të armëve të zjarrit. Gëzim Sallaku së bashku me 4 vëllezërit është arrestuar në 2018 për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Biznesmeni Gëzim Sallaku dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan më pas nga burgu. Ndërsa vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku vijon të mbetet i burgosur nën akuzën e përfshirjes në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi