Një 25-vjeçar i identifikuar si B.K., është arrestuar nga policia e Tiranës se kryente manovra të rrezikshme në zona të banuara. Ai lëvizte me një automjet luksoz tip ‘Benz Cls’ në zona të banuara, ku ecte me shpejtësi.
Kur u ndalua nga policia, iu bë kontroll dhe rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Për këtë arsye u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.
Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 25 vjeç, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, për të u vendos masa administrative 60 000 lekë të rinj dhe iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj.