Bënte modeling në zyrën e Gjykatës së Elbasanit për Tik-Tok, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Kapedani pas hetimit disiplinor! KLGJ vendos nesër

Bënte modeling në zyrën e Gjykatës së Elbasanit për Tik-Tok, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Kapedani pas hetimit disiplinor! KLGJ vendos nesër

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani për shkelje disiplinore. Report Tv ka siguruar kërkesën e ILD drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku kërkon shkarkimin e saj nga detyra dhe nisjen e hetimeve për shkelje të kodit të etikës së gjyqtarit. KLGJ do të vendos nesër për fatin e saj në seancën që do të zhvillojë.

Gjyqtarja Kapedani ka publikuar video në Tik Tok në shkelje të kodit të etikës nga zyra e gjykatës së Elbasanit. ILD një ditë më parë, pas publikimit të videove të Kapedanit në Tiok Tok, bëri një hetim disiplinor ku konstatoi shkelje të  Kodit të Etikës Gjyqësore duke kryer sjellje të pahijshme dhe duke mos zbatuar parimin e integritetit.

"Nga faktet dhe analiza ligjore provohet shkelja disiplinore", thuhet në konkluzionet e ILD-së.

Për këtë Artur Metani ka kërkuar shkarkimin nga detyra për shkelje disiplinore. Kërkesa vjen pas publikimit të një sërë videosh që gjyqtarja Kapedanit kishte publikuar në rrjetin social ‘tik tok’ si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte nënkryetare në detyrë, ashtu dhe në ambiente të tjera. Fakti që Elbasani prej shumë kohësh është cilësuar si qyteti i bandave dhe se ndodhet nën sundimin e krimit, nuk duket shqetësuese për kryetaren e gjykatës, pasi në vend të hetonte kriminelët, gjyqtarja filmonte veten e saj nën ritmet e këngëve 'jam mafia'  apo 'kallash kallash'.

Vetë Kapedani, në një prononcim për Report Tv deklaron se videot janë sulm ndaj saj për t'i prishur imazhin. Ndërsa thekson se nuk ndihet krenare për videot e publikuara ajo kërkon ndjesë ndaj çdokujt që është ndjerë keq. Për rastin reagoi ashpër edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se këto janë shfaqe të pakomentueshme dhe se i ka kërkuar KLGJ që në 2019 verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Gjonaj kërkoi edhe hetim të thelluar të pasurisë së Enkeleda Kapedanit

Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu. Në dhjetor 2019, ajo bëri bujë ne medie pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.

 

Kërkesa e ILD për shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
‘Me kallash, me kallash’, dalin video të reja nga Tik-Toku i gjyqtares në Elbasan

Video të reja janë bërë publike të gjyqtares Enkelejda Kapedani në Tik-Tok. Teksa drejton makinën luksoze pa rrip sigurimi, gjyqtarja shihet duke kënduar dhe dëfryer në mjet, duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Blerta: 02/06/2021 00:53

    Patjeter te prishen, por pse kur fillon sezoni turistik?! A na shpjegon njeri pse qeveria dhe IKMT rrijne gjithe vitin dhe fillojne prishjet e ndertesave ne fillim sezoni dhe ndertimin e rrugeve ne fillim te sezonit????!!!!

    Përgjigju
  • skandaloze: 02/06/2021 00:16

    Kjo edhe per sekretare sbonte. Rugace.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s