KUKËS – Policia ka arrestuar një 32-vjeçar me akuzën “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
 
I arrestuari Likajes Alidini, banues në fshatin Orgjost, komuna Zapod rezulton i dënuar më parë për vjedhje në Holandë.
 
Policia thotë se, po punohet për sqarimin e rrethanave lidhur me aktivitetin e këtij shtetasi. Materialet i kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)