TIRANË- Një 60- vjeçar është arrestuar nga policia pasi kryer veprime të turpshme me vajzën e tij të mitur si dhe dhunonte bashkëshorten.

Mësohet se 60- vjeçari nën ndikimin e alkoolit ka kërcënuar me jetë vajzën e tij me anë të një thike dhe se ngjarja është parandaluar vetëm nga ndërhyrja e nënës.

Sipas njoftimit të policisë, 60- vjeçari me inicialet S.P ushtronte gjithashtu në mënyre sistematike dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 43 vjeç.

 
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)