Bento nuk pret asnjë dhuratë:
Portugalia do sulmojë Gjermaninë

Bento nuk pret asnjë dhuratë:<br />Portugalia do sulmojë Gjermaninë
Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento ka thënë se skuadra e tij do të ketë një qasje ofensive në ndeshjen e parë të saj të Evropianit 2012 kundër Gjermanisë.

Portugalia në ndeshjen e së shtunës udhëton pas një serie prej tri ndeshjeve pa fitore, përfshirë edhe një humbje në fundjavë nga Turqia me rezultatin 3:1. Por, Bento është i bindur se skuadra e tij mund të arrijë sukses.

“Ne duhet të jemi të organizuar për të mposhtur Gjermaninë. Po ashtu duhet të kemi kurajon, por nëse mendojmë vetëm për t'u mbrojtur, atëherë nuk do të arrijmë rezultat pozitiv. Duhet të sulmojmë, por në mënyrë të organizuar. Duhet të jemi të fortë, agresivë dhe të mos dorëzohemi në asnjë çast”, ka thënë Bento, shkruan faqja zyrtare e UEFA-s.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës