Benzema arrin shifrën jubilare, në fushën e ‘Bernabeut’ edhe presidenti për ta nderuar

Benzema arrin shifrën jubilare, në fushën e ‘Bernabeut’ edhe presidenti për ta nderuar

Karim Benzema me dy golat e realizuar në fitoren 6-1 kundër Majorkës arriti kuotën e 200 golave me fanellën e Real madrid. Një numër jubilar që e festoi edhe klubi, duke i dhënë fanellën të shruajtur ‘200’. Për të ndëruar francezin në fushën e ‘Santiago Bernabeut’ zbriti vetë presidenti Fiorentino Perez.

“Ky klub është gjithë jeta ime”, tha sulmuesi francez. Benzema duket sikur ka rilindur me ardhjen e Ancelottit. Në gjashtë ndeshjet e para të La Ligas, ai ka shënuar tetë gola dhe shtatë asistime. Kjo do të thotë, se ai është përfshirë drejtpërdrejt në një mesatare prej 2.5 golash për ndeshje.

Këto numra e vendosin atë për momentin si sulmuesin më të fortë në botë. Për të treguar rendimentin, bomberi francez i ka nisur të shtata ndeshjet zyrtare si titullar dhe i ka përfunduar të plota.

Aktualisht Benzema është në kuotën e 8 golave, më shumë se çdo sulmues tjetër në Europë, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti thotë se nuk ka ndërmend ta lërë të pushojë pavarësisht se ka nisur si titullar të 7 ndeshjet e sezonit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve