Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të së dielës në superstradën Lezhë-Milot, pranë rreth rrotullimit të Ishull-Shëngjinit.

Një automjet tip 'Benz' me targa AA 285 VK  në të cilin udhëtonin dy persona doli nga rruga dhe përfundoi pranë një biznesi aty pranë. Nga aksidenti gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Denis Dedgjonaj 24 vjeç nga Lezha si dhe i plagos rëndë pasagjeri Ndue Pjetri.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, teksa nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit është bërë shkak për aksidentin tragjik.

Ky është aksidenti i dyte që ndodh në harkon kohor të 2 ditëve me bilanc 1 të vdekur dhe 3 të plagosur.

Mjeti tip 'Benz' që doli nga rruga


Lajmi kryesor:

E dielë 'e zezë', 6 aksidente, humbin jetën 4 persona! Makina përplaset me minibusin në Elbasan, plagosen 7 qytetarë, ndërron jetë një tjetër


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:54
Aksidenti në Lezhë, del fotoja e 24 vjeçarit që gjeti vdekjen

lezhe.jpg" style="height:445px; width:780px" />

Ky është Denis Dedgjonaj, 24 vjeçari nga Lezha i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme gjatë aksidentit të ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të së dielës në superstradën Lezhë-Milot, pranë rreth rrotullimit të Ishull-Shëngjinit.

Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë edhe pasagjeri Ndue Pjetri.

Një automjet tip 'Benz' me targa AA 285 VK  në të cilin udhëtonin këto dy persona doli nga rruga dhe përfundoi pranë një biznesi aty pranë.