Beograd, alarm për bombë në aeroport, evakuohen 130 pasagjerë të Lufthansa

Beograd, alarm për bombë në aeroport, evakuohen 130 pasagjerë të Lufthansa

Në aeroportin e Beogradit, 130 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan këtë mëngjes nga një aeroplan i kompanisë Lufthansa që kishte për destinacion Frankfurtin, pas një alarmi për bombë në bord.

Sipas raportimeve të medias, ndërkohë në aeroport , forcat e policisë janë duke u bërë kontrolle.

Megjithatë, policia beson se ndoshta ishte një alarm i rremë.

Siç raportohet në një deklaratë nga ministria e brendshme, një i huaj telefonoi aeroportin 'Nikola Tesla' në kryeqytetin serb rreth orës 6.00 të mëngjesit duke deklaruar se kishte një bombë në avionin e linjës ajrore gjermane të Lufthansa që po largohej për në Frankfurt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë