Beograd/ Delegacioni i SHBA-së për marrëveshjen Kosovë-Serbi pritet me muzikë (VIDEO)

Me në sfond këngën ‘Sweet Home Alabama’ dhe me fytyra tejet të qeshura e mbyllën ditën e dytë të turit të tyre në Serbi, delegacioni amerikan, i cili vetëm 1 ditë më parë ishte larguar nga Prishtina.

Pas marrëveshjeve të nënshkruara të dyja palët dukeshin të lumtura, por pamjet të cilat u shpëndanë nga i Dërguari special për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell duket shumë larg nga atmosfera që u pa në takimet e mbajtura në Prishtinë.

I dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka publikuar një video ku shfaqet krah Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe me anëtarët e delegacionit amerikan dhe serb duke darkuar nën tingujt e muzikës mbi një anije në Danub

Delegacioni i SHBA  u takua me zyrtarët serbë ku ata premtuan mbështetjen e SHBA-së në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Përfaqësuesi special i SHBA Richard Grenell, së bashku me drejtorin e Korporatës Financiare të Zhvillimit (DFC) Adam Boehler, morën pjesë në një takim  me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministren Ana Brnabic.

Takimi erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës në fillim të këtij muaji në Uashington DC.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja