Beograd, gjykohet Mark Koshnjeti, 30 ditë paraburgim

Beograd, gjykohet Mark Koshnjeti, 30 ditë paraburgim
Me kërkesë të Prokurorisë për krime lufte në Beograd, shqiptarit nga Kosova, Mark Koshnjetit, të arrestuar të shtunën nga policia serbe, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ai u arrestua të shtunën në pikën kufitare në Merdarë nga policia serbe. Ai akuzohet për krime lufte ndaj civilëve serbë gjatë luftës në Kosovë. 

Familjarët kanë bërë të ditur se Koshnjeti po udhëtonte me autobus drejt Beogradit, për të vizituar motrën e tij. Ata kanë deklaruar se ai kurrë nuk ka qenë në UÇK, siç pretendon pala serbe.


Organizatat për të drejtat e njeriut në Prishtinë e Beograd i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë ndaj valës së arrestimeve që Serbia u ka bërë javëve të fundit kosovarëve që po kalonin në territorin e shtetit serb, ndërsa kërkuan që kjo çështje të futet si temë diskutimi në dialogun ndërmjet palëve.

Përfaqësues të këtyre organizatave thanë se me veprimet e fundit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë po rrezikohet stabiliteti rajonal dhe po vihet në pikëpyetje parimi i sundimit të ligjit. Kryetarja e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, tha se, për shkak të pafuqisë së Prishtinës zyrtare, i takon misionit evropian për sundimin e ligjit që vepron në vend, ta nxisë zgjidhjen e çështjes së fletë-arresteve serbe ndaj kosovarëve. 

Mark Koshnjeti është arrestuar të shtunën nga policia e Serbisë, në Merdarë, derisa po udhëtonte me autobus për në Beograd, pas marrjes së pyetje, një gjykatës serb ia ka caktuar paraburgimin prej 48 orësh.

Sipas medieve serbe, prokuroria e këtij vendi ka vendosur që kundër Koshnjetit të nis hetime.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'