Beograd, një tank përpara stadiumit të ‘Crvena Zvezda’, ndez zemërimin e Kroacisë fqinje

Beograd, një tank përpara stadiumit të ‘Crvena Zvezda’, ndez zemërimin e Kroacisë fqinje

Beograd është shfaqur një tank para stadiumit të ‘’Crvena Zvezda e cila do të launte ndeshjen e kthimit me zviceranët e ‘Young Boys’ për t'u kualifikuar në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Tanku ishte një ‘T55’ i blerë në një depo ushtarake dhe që i përkiste ushtrisë së vjetër jugosllave.

Zgjedhja e tifozëve nuk i ka pëlqyer Kroacisë fqinje, e cila e konsideron tankun një simbol të sulmit të forcave serbe në qytetin kroat të Vukovar, të rrethuar nga milicitë jugosllave gjatë luftës së vitit 1991.

Ekspozicioni përpara stadiumit Marakanà, siç quhet edhe stadiumi i Beogradit, vjen disa ditë pasi ditës historike në Knin, vendi ku, në fillim të viteve nëntëdhjetë, popullsia vendase serbe, e mbështetur nga Beogradi, u rebelua kundër shpalljes së Zagrebit të pavarësisë nga Federata Jugosllave.

Qeveria serbe nga ana e saj tha se bëhet fjalë thjesht për një ekspozim kurse Ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanoviç deklaroi se “tanku nuk mund të jetë një kërcënim për njerëzit".

Tensioni sportiv dhe tensioni politik duket se po ndjekin njëri-tjetrin në Ballkan, ku urrejtja dhe mosbesimi i ndërsjellë nuk janë tejkaluar plotësisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë