Tre shqiptarë në Beograd, të cilët kanë shkruar natën e 6 janarit tre inicialet e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në xhamat e 15 veturave të mbuluara nga dëbora, janë dënuar me nga 55 ditë burg.
Media serbe “Novosti” shkruan se bëhet fjalë për Iba Bajrami (20 vjeç) dhe Shpreson Bajrami (22 vjec) nga Beogradi, si dhe për Daniel Kryeziun (25 vjeç) nga Prizreni.
Policia serbe, për shkak të këtij gjesti që ka shqetësuar banorët e zonës së Mirijevës, ka reaguar menjëherë duke i vendosur në pranga nën akuzën e praktikimit të simboleve terroriste.
Pas arrestimit në vigjilje të Kërshëndellave ortodokse, shqiptarët janë dërguar në gjykatë, ku janë dënuar për gjestin e kryer me 55 ditë burg.
Komente







Po mire,gjith ai shtet i fuqishem si Serbia merret me femijet qe shkruajn xhamave te makinave...nuk kan turp.a mortja qe su bie juve..u paska hyr frika ne palc..ju beni dhe si trima...
Përgjigju