Tre shqiptarë u dënuan me 55 ditë burg për shkrimin 'UÇK', MPJ: Regjimi në Serbi ngjall frikë

Tre shqiptarë u dënuan me 55 ditë burg për shkrimin 'UÇK', MPJ: Regjimi në Serbi ngjall frikë

Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë dënon me forcë dënimin e tre të rinjve shqiptarë me 55 ditë burg për shkak të bërjes së tre inicialeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) mbi disa vetura të mbuluara nga dëbora në Beograd.

Ajo vlerëson se në një shoqëri demokratike dhe shtet, që aspiron anëtarësimin në BE, askush nuk mund të dënohet për shkak të shprehjes së mendimit apo të prezantimit të një bindjeje ndryshe.

Ministria e Punëve të Jashtme e ka cilësuar regjimin në Serbi si jo-demokratik dhe jo-liberal, që ngjall frikë dhe ndjell urrejtje ndaj çdo gjëje që është shqiptare dhe buron nga Kosova.

Duke e konsideruar si një veprim të papranueshëm pas 20 vitesh luftë e krimesh sistematike ndaj shqiptarëve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme i bën thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe mekanizmave të mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut që të reagojnë menjëherë ndaj dënimit e sjelljes anti-evropiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar